PD denoncim të fortë: Bashkia Tiranë ka përfituar 12 mld lekë nga kontratat publike…

0
118
Departamenti i antikorrupsionit, aksesit ne sherbime dhe transparences nepermjet nje postimi ne Facebook kane treguar se shoqeria “Integrated Energy BV” SPV është krijuar në bazë të detyrimit të ligjit për koncesionet/PPP. 

Postimi i plote

Shoqëria “Integrated Energy BV” SPV (special purpose vehicle) është krijuar në bazë të detyrimit të ligjit për koncesionet/PPP, si fituese e procedurës koncesionare/partneritetit publik privat dhe që ka për objekt të veprimtarisë, pikërisht, atë të objektit koncesionar/PPP.

Konkretisht objekti i veprimtarisë së kësaj shoqërie është “ndertimi, administrimi, operimi dhe transferimi i impiantit te trajtimit te mbetjeve ne Tirane dhe prodhimi i energjise per autoritetin kontraktues, duke perfshire financimin, ndertimin, venien ne pune, furnizimin, transmetimin, shperndarjen, shitjen dhe eksportin e energjise elektrike ne kete kontrate koncesioni si dhe çdo lloj tjeter aktiviteti tregtar qe lidhet dhe ushtrohet sipas kesaj kontrate, gjithashtu dhe çdo aktivitet tjeter qe kontribuon ne zhvillimin dhe administrimin e projektit”.

Në 29 janar shoqëria ka marrë vendim për ndryshimin e kodit të aktivitetit, ku bie në sy se përveç menaxhimit të mbetjeve, çfarë është edhe objekti i partneritetit publik privat, është shtuar edhe shërbimi i pastrimit.

Një vendimmarrje e tillë përligj parashikueshmërinë për ta parë këtë shoqëri të veprojë përtej fushës së veprimtarisë që lidhet me objektin e ndërtim-operim-administrim i inceneratorit të Sharrës.

Kujtojmë se kjo shoqëri, pak pas lidhjes së kontratës koncesionare të sipërpërmendur, bleu kuotën e shoqërisë “MEG ALBANIA” sh.p.k në shoqërinë “ECO RECYCLING”sh.pk, në ortakëri me shoqërinë “ECO TIRANA” sh.a, e zotëruar 51% nga Bashkia Tiranë. Ndërkohë kjo shoqëri, “ECO TIRANA” sh.a, ku Bashkia Tiranë është aksionare, rezulton të ketë përfituar 12 mld lekë nga kontratat publike të lidhura me vetë aksionarin e saj, Bashkinë Tiranë.

Lealba Pelinku, Jorida Tabaku, Abi Malltezi

Fotografia e Departamenti i antikorrupsionit, aksesit ne sherbime dhe transparences

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here