Meta “duartroket” Ramën: Edhe për reformën në drejtësi u dhanë 200 mln euro, por ku janë?

0
123

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, i ftuar në studion e ‘Open’ në TCH, nuk e kurseu ironinë kur u pyet për shifrën 1.15 miliard euro që u mblodhën për rindërtimin nga tërmeti në konferencën e donatorëve që u mbajt në Bruksel.

Meta tha se e duartrokiste angazhimin e vendeve të huaja, por edhe qeverinë shqiptare. Megjithatë nuk e la pa e thumbuar këtë të fundit.

“Një duartrokitje për të të gjitha vendet dhe organizatat që u solidarizuan me popullin shqiptar. Tani të punohet që këto para të shkojnë për të kaluar atë që pësuam nga tërmeti shkatërrimtar.

Ajo që është bërë punë e mirë unë jam gati ta duartrokas, por transparenca është e nevojshme. Edhe për reformën në drejtësi u dhanë 200 milionë euro, por ku janë sot? Unë e duartrokita edhe qeverinë. Apo jo? Kaq para ama janë baraz me një PPP” – tha Meta

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here