EMRI/ Shfaqen probleme pas dy ditësh grevë urie, dërgohet në spital njëri nga grevistët e rafinerisë së Ballshit

0
71

Grevistët e urisë në Ballsh kanë shfaqur probleme me shëndetin pasi mësohet se pasditen e sotme naftëtari me emrin Baci Muca, që është bërë pjesë e grevës që prej të Hënës është dërguar në spital me ambulancë.

Muca është përfshirë nga simptoma dobësie, temperature të lartë dhe tharje goje ndërsa është njoftuar ambulanca nga naftëtarët e tjerë që e ka transportuar në spital.

Nga 800 punonjës të rafinerisë së Ballshit, 10 është numri i personave që janë bërë pjesë e grevës së urisë të cilët kërkojnë pagat e prapambetura të më shumë se 6 muajve dhe rinisjen e punës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here