Standard.al

Donacionet për Ramën, reagon Agron Tufa: Druaj se do te kene fatin e 500 mije eurove qe u dhane per eshtrat e pushkatuarve

0

Konferenca e donatoreve qe u mbajt dje, qe kishte ne fokus donacionet per Shqiperine nga demet qe shkaktoi termeti i 26 nentorit ka shkaktuar reagime. Shuma marramendese “dhuruar” Shqiperise, ose me shkoqur Edi Rames, qe me gjase po siguron edhe mandatin e ardhshem, ka krijuar nje klime mosbesimi ne vend. Nuk eshte me sheshi per qytetaret, por “agora” po behet rrjeti social, facebook. Reagimi vjen prej ketej, ku ne nje status te djeshem te aktivistit Erion Kristo, ka pasuar dhe reagime te tjera dhe nga shkrimtari ne azil politik, Agron Tufa.

Kristo shkruan nder te tjera se: “Konferenca e donatoreve u mbyll. SHprese e madhe per banoret e zonave te prekura nga termeti. Mblidhen 1.15 miliard euro, grante dhe hua. Merite te madhe ka per kete kryeministri Rama. Duke uruar ata qe punuan dhe duke falenderuar ata qe ndihmuan, i bashkohem shqetesimit te SHBA-ve, per transparence,. Te ndizen motoret tani dhe te merremi me banoret qe jane ne cadra. T’i leme menjeane hidhesite dhe te kerkojme nga qeveria te permbahet me shpenzimet”.

Por ne postimin e metejshem, lidhur me transparencen dhe perdorimin e duhur te parave, ka shprehur shqetesimin e tij, edhe Agron Tufa, ish drejtor i ISKK-se, duke deshmuar nje rast flagranet se si jane shpenzuar parate nga qeveria: ” Druej se do te kene fatin e atyre 500 mije eurove qe u dhane parvjet per analizat gjenetike te eshtrave te te pushkatuarve nga regjimi komunist. Si jane gazetaret: e bene te bujshem lajmin atehere dhe kurre me nuk u interesuan te investigojne si perfunduan ato euro. Te njejten gje druaj se do bejne dhe me 1.15 milardet.”. standard.al

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.