Del SMS/ Rama nuk përmbahet, vlerëson veten para socialistëve

0
107

Kryeministri Edi Rama tashmë ndodhet në qiellin e 7-të. Pas konferencës së donatorëve në Bruksel ku u mblodh një shumë e konsiderueshme për rindërtimin, kreu i qeverisë shqiptare po i merr të gjitha meritat për veten. Shenjat i dha që në konferencën për shtyp pas konferencës ku u shpreh me krenari “mos vini bast kur bëhet fjalë për mua dhe qeverinë time. Unë nuk jam më i miri por më të mirë se unë nuk ka”, – tha Rama.

Lapsi.al ka siguruar edhe një SMS që kryeministri u ka nisur kryetarëve të bashkive të vendit. “Mirë dynjaja po ju pse habiteni apo nuk më njihni? Shumë faleminderit dhe mos e harroni më i miri nuk jam, por më të mirë nuk keni ku gjeni” – u ka shkruar Rama të zgjedhurve socialistë. Në fakt Rama ka të drejtë. Kryebashkiakët nuk duhet të habiten. Ata e njohin mirë… kur vjen puna për të mbledhur vota… /Lapsi.al

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here