Dalin fotot e kullës 93 metra që do të ndërtohet tek ish-Ekspozita

0
294

Studio e arkitekturës Mario Cucinella ka bërë sot publike renderat e kullës 24-katëshe Ekspozita, e cila do të ndërtohet në zonën e ish-ekspozitës Shqipëria Sot, përgjatë lumit Lana.

Kryeministri Rama, si kryetar i Këshillit Kombëtar të Territorit, ka firmosur lejen më 8 nëntor 2019, siç shikohet në dokumentet e siguruara nga Exit News.

Kulla, e quajtur Ekspozita Building, me lartësi 93 metra, do të ketë 24 kate mbi tokë dhe 5 kate nën tokë. Sipërfaqja e përgjithshme e 24 kateve do të jetë rreth 42 mijë metra katrorë dhe do të shërbejë si qendër tregtare, ambiente për zyra dhe banim.

Ajo do të ndërtohet nga kompania Viktoria Construction në pronësi të Luan Matës. Ndërtimi do të fillojë këtë vit dhe punimet duhet të përfundojnë në vitin 2023.

Nga fotot duket se ndërtesa do të ketë një strukturë të ngjashme me malin – nga njëri skaj në tjetrin ajo do të vijë duke u lartësuar, deri sa në pikën maskimale të arrijë lartësinë prej 93 metrash.

Ajo do të ketë formë katrore me mesin e hapur dhe të kthyer në lulishte me pemë. Po ashtu, bimë dhe pemë do të vendosen në të gjitha katet, duke krijuar iluzionin e një në të gjithë pylli në ngjitje.

E gjithë ndërtesa do të ketë fasadë xhami për të maksimizuar dritën, por do të jetë e mirëizoluar për të mos lejuar nxehtësinë të deportojë gjatë verës dhe të ftohtin gjatë dimrit.

Ndërtesa do këtë parkim nëntokësor, në katet e para do të ketë ambiente argëtimi dhe hapsira për kujdesin shëndetësor.

Më pas katet e tjera janë planifikuar për hapësira tregtare, zyra dhe ambiente për institute arsimore, ndërsa katet më të larta janë të rezervuara për banim.

Kjo kullë do të jetë kulla e dytë më e lartë në bulevardin Gjergj Fishta, pas kullës Downtown Tirana, pranë Rrugës së Elbasanit.

Kulla Ekspozita Building do të jetë dy herë më e lartë se të gjithë pallatet në zonën e ish-Ekspozitës, duke prishur vijën e horizontit në zonë dhe duke i hapur rrugën ndëtimeve të tjera të larta aty./Exit.al/

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here