Dalin detaje nga krimi makabër/ Kush është policja që vrau familjarët dhe më pas veten…??

0
83

Valdete Bllaca është policja, e cila dyshohet se ka kryer krimin makabër sot në Gjilan, duke i marrë jetën prindërve, dy vëllezërve dhe më pas ka kryer vetëvrasje.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se V. Bllaca ishte pezulluar nga detyra si police që kishte mbajtur më herët për shkak të disa problemeve psiqike.

Ajo kishte marrë detyrë të re pas pezullimit si staf civi dhe ishte kthyer në punë në një pozitë të re, si pjesë e stafit civil.

Duke e ditur se stafi civil nuk ka të drejt të posedimit të armës, e dyshuara nuk dihet ende se ku e ka marrë armën me të cilën ka kryer krimin. /Indeksonline/

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here