“Cadena SER” publikon dosjen, sërish akuza të forta ndaj Barçës/ Kësaj here protagonistë janë Messi dhe Pique

0
204

“Cadena SER” ka publikuar një dosje me 36 faqe në të cilën konfirmohet se “I3 Ventures” ka në zotërim disa llogari në mediat sociale ku transmeton mesazhe negative për disa prej të federuave të Barcelonës, mes të cilëve gjendet Leo Mesi bashkë me bashkëshorten e tij Antonela, Pike, Ksavi apo Guardiola.

Akuza e “Cadena SER” ndaj Barcelonës është se këta të fundit kanë paguar rreth 1 milionë euro dhe se ka ndërmend të publikojë edhe provat që këto para janë hedhur nga llogari jo zyrtare të klubit katalan.

Kjo pasi Barcelona përgënjeshtroi nëpërmejt një komunikate zyrtare lidhjet me këto komente negative. Ndërkohë Bartomeo ka takuar lojtarët dhe ka përgënjeshtruar çdo gjë, duke shtuar se ata janë një pasuri e klubit dhe kurrë nuk ka pasur ndërmend të zhvlerësojë ata.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here