Aksident në orët e para të ditës/ Urbani përplaset me makinën e policisë rrugore, plagosen tre gra

0
104

Policia ka njoftuar për një aksident të ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën “Dritan Hoxha”, në kryeqytet, ku si pasojë e një përplasjeje mes autobusit të Tiranës së Re dhe makinës së policisë rrugore, kanë mbetur të lënduara tre pasagjere.

3 pasagjeret që ndodheshin në urban janë dërguar në spital, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Policia po heton lidhur me shkaqet e aksidentit, që mund të kishte pasur pasoja edhe më të rënda, duke marrë parasysh numrin e lartë të pasagjerëve, që përdorin transportin publik në Tiranë.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 07:25, në rrugën “Dritan Hoxha”, autobusi I linjës  “Tirana  e Re”, është përplasur me një mjet të  Policisë Rrugore, dhe si pasojë e përplasjes dhe frenimit të menjëhershëm të mjetit autobuz kanë mbetur të dëmtuar tre pasagjere në autobus, F.D 53 vjeçe, S.GJ, 65 vjeçe dhe V.M 48 vjeçe,  të cilat ndodhen nën kujdesin  e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here