Standard.al

Akademia e Transparencës, Manjani: SHBA e ka kapur demin nga brirët me 5 milion dollarët

0

Ish ministri Drejtësisë Ylli Manjani ka vlerësuar nismën e  SHBA për ngritjen e “Akademisë së Transparencës” për menaxhimin e fondeve të marra nga Konferenca e Donatorëve.

 

Postimi i plotë:

Nuk para e vlerësoj zotin Palmer, por nuk i heq asnjë presje propozimit të Tij për “Akademi të Transparencës”.

I couldn’t agree more!

Fiks ajo që i mungon qeverisjes TRANSPARENCA.

Pa transparencë nuk ka vendimmarrje të drejtë e të përgjegjshme. Nuk jep askush para për tendera sekretë dhe pa garë. As për PPP e Koncensione pa leverdi.

Shpresoj që Akademia e Transparencës të mbulojë të gjitha sektorët e tjerë.

Dhe po, shumë Faleminderit SHBA që ka kapur demin nga brirët këtë radhë me ato 5 milionë Dollarë ndihmë për Transparencën, Historinë e Shqipërisë dhe me trajtimin e emergjencave nga Kryqi i Kuq.

Pra asnjë kacidhe ndihmë për qeverinë siç pretendon propaganda.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.