Trump thirrje të fortë: Të zgjidhet konflikti në Siri, Rusia të ndalojë mbështetjen e “mizorive” në Idlib!

0
79
In this July 17, 2019, photo, President Donald Trump arrives to speak at a campaign rally at Williams Arena in Greenville, N.C. (AP Photo/Carolyn Kaster)

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, bisedoi në telefon me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, “për të shprehur shqetësimin e tij për dhunën në Idlib të Sirisë”, tha sekretari për media i Shtëpisë së Bardhë, Judd Deere.

Sipas tij, Trump kërkoi që Rusia të ndalojë mbështetjen e saj për “mizoritë” e regjimit sirian dhe shprehu “dëshirën e SHBA-së për të parë fundin e mbështetjes ruse” për presidentin sirian, Bashar al-Assad.

Trump po ashtu bëri thirrje për “zgjidhje politike të konfliktit në Siri”, i cili ka nisur qysh në vitin 2011.

E mbështetur nga sulmet ajrore të Rusisë, Qeveria e Sirisë ka bërë përparime të dukshme ditëve të fundit në Idlib, që është bastioni i fundit i rebelëve anti-qeveritarë, raporton Rel.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here