Rama harron PPP! “Ju lutem na ndihmoni, jemi shumë të varfër”

0
154

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në fillim të Konferencës së Donatorëve që po mbahet në Bruksel, në kuadër të mbledhjes së fondeve për të rimëkëmbur zonat që u shkatërruan nga tërmeti i 26 nëntorit, duket se i ka harruar të famshmet ‘PPP’ dhe propagandën e ekonomisë në rritje, teksa lutej tek donatorët për ndihma, pasi siç e tha dhe ai vet Shqipëria është një vend shumë i varfër.

Rama e nisi fjalimin duke falenderuar shtetet pjesamrrëse në gjuhën e tyre anëtare.

Më pas kryeministri kërkoi ndihmën e vendeve që ishin të pranishme, ndërkohë që shtoi se Shqipëria nuk ka mundësi ekonomike, pasi është një vend shumë i varfër.

“Flas këtu nga zemra e të gjithë shqiptarëve. Faleminderit që pranuat ftesën për të marrë pjesë. Ju lutem na ndihmoni ndërkohë që po përpiqemi të rimëkembemi nga tërmeti.

Faleminderit të gjithë se bashku me miqtë tanë europianë për këtë konferencë të jashtëzakonshme. Jemi këtu për të ndërtuar për fëmijët tanë një hapësirë krejt ndryshe. Faleminderit të gjithë përfaqësuesve të bankave kombëtare dhe shumë të tjerë. Nuk ka kufij për mirënjohjen që ndjej ndaj të gjithë jush.

Ishim të tronditur nga tërmeti i 18 tetor, kur KE nuk u hapën negociatat. Nuk jemi vendi i vetëm më fatkeqësi natyrore. Por jemi vend i vogël dhe i varfër. Shtetet e mëdha arrijnë ti përgjigjen fatkeqësive natyrore, për vende të vogla nuk është shumë e thjeshtë dhe unë jam krenar për mënyrën se si ne reagum pas tëmetit. Me shpëtimin e jetëve.

Patëm një reagim shumë të gjerë ndërkombëtar për tu përballur me këtë situatë. Kemi parë sesi kemi bërë një punë të jashtëzakohsme për nxjerrjen e njerëzve nga rrënojat, por duhej edhe puna e jashtëzakonshme e ekipeve të shpëtimit.

Bilanci i të vdekurve do të ishtë më i madh. E ardhmja është sfiduese se dhe 17 mijë njerëz janë pa ndërtesa dhe shtëpitë duhet të ndërtohen. Ka edhe objekte të pasurisë kombëtare që duhet rinovuar. Na duhet shifra prej 1 miliardë eruo për tu ndërtuar. Për ne kjo është një shumë, shumë e madhe që nuk e bëjmë, dot, nuk kemi para. Ju lutem na ndihmoni. Ju lutem, ne do bëjmë çtë mundëmi. Po ju kërkoj që të bëni cfarë ju të mundeni, ju lutem.

Ndërkohë është diçka që shkon përtej nevojave me apo pa tërmetin. Bëhet fjalë për vendimn e KE-së, që do të merret në samitin e Zgarebit dhe aty të na jepnin dritën jeshile për në BE.

Nuk është se BE po jeton kohë të lehta, por është koha të ecim para. U ndjem të prekur dhe të poshtëruar me vendimin e 18 tëtorit.”- tha Rama.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here