Presidenti paralajmërim ‘të frikshëm’: Jam gati për çdo skenar! Para se të më shkarkojnë ata do e bëj unë me popullin shqiptar!!!

0
81

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, deklaroi në emisionin “Open” se është i përgatitur për të gjitha skenarët, duke shtuar me tone të ashpra se “Edhe me tanke po të vijnë në Presidencë, do marrin përgjigjen më shembullore”.

“Jam pergatitur per te gjitha skenaret. Edhe me tanke po te vijne ne Presidence do marrin pergjigjen me shembullore. Para se te me shkarkojne ata do i shkarkoj une me popullin shqiptar. Po e bej te qarte, jam gati per cdo skenar. Ata le te vazhdojne, une do t’u jap pergjigje shembullore. Ata në Kuvend të shkarkuar janë, po të sillen si një bandë. Ata janë të shkarkuar, sepse kanë humbur cdo lloj legjitimiteti, kanë frikë nga fjala e lirë, nga liria e qytetarëve, ndërsa unë nuk kam frikë, përkundrazi”, tha Meta.

Më tej, Kreu i Shtetit theksoi se vendi po zbrazet dhe po shpopullohet nga kriza e madhe e mosbesimit.

“Këta mafiozë, i bëjnë lojë Presidentit. Si do ta gjejnë të drejtën, kur bëhet kjo lojë në këtë mënyrë për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese. Prandaj, po zbrazet dhe shpopullohet Shqipëria, nga kjo krizë e madhe mosbesimi. Sot mora vesh që iku kameramani i Presidencës në Gjermani. Më thanë “iku se do marrë 3 mijë euro atje, shtëpinë ja kishin gjetur 500 euro, dhe kishte thënë nuk kam cfarë të bëj”. Edhe radha në ambasadën gjermane më thanë se ishte si në vitet ’90”, shtoi ai më tej.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here