Presidenti Meta: Ja pse do shkoj vetë në “Venecia”

0
88

Në konferencën e jashtëzakonshme të thirrur sot për mediat, Presidenti Meta ka bërë të qartë se ndryshe nga hera e parë, kësaj radhe do të shkojë vetë para Komisionit të Venecias për të sqaruar atë që ai e cilësoi si “grusht shteti në Shqipëri”.

 

PJESË NGA DEKLARATA E METËS

Bazuar në kërkesën e Kuvendit të Shqipërisë dhe të Presidentit të Republikës, Komisioni i Venecias i konfirmoi Kuvendit se në datat 13-14 shkurt 2020 një delegacion i këtij Komisioni do të vizitojë Tiranën në një mision faktmbledhës dhe do të takojë përfaqësues të Kuvendit për të diskutuar mbi këtë çështje.

Kuvendi i Shipërisë, në mënyrën më të papërgjegjshme, të pabesë dhe të pamoralshme, ndërkohë që anëtarët e delegacionit të Komisionit të Venecias kishin mbërritur në Tiranë, vetëm disa orë përpara se të zhvillonte takimin me ta, në datë 12 shkurt 2020, mbasdite vonë, voton në seancë plenare projektligjin “Për disa shtesa e ndryshime në ligjin nr.8577/2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese”.

 

Pikërisht me ligjin nr. 14, datë 12 shkurt 2020, ndryshon atë nen të ligjit që rregullonte procesin e betimit të Gjyqtarit Kushtetues, duke i dhënë vet përgjigje pyetjeve që priste të merrte nga Komisioni i Venecias.

 

Përmbajtja e këtij ligji të votuar me kaq urgjencë nga Kuvendi, dhunoi në mënyrë flagrante nenin 129 të Kushtetutës dhe me të gjitha parimet themelore kushtetuese të shtetit të së drejtës dhe ndarjes dhe balancimit të pushteteve.

 

Votimi i këtij ligji është një tjetër atentat i mazhorancës ndaj Kushtetutës, me qëllimin e vetëm kontrollin mafioz të procesit të emërimit të Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

 

Ky ligj synon vendosjen e këtij procesi nën kontroll politik të Partisë Socialiste dhe të nxijë integritetin e çdo anëtari të ri të Gjykatës Kushtetuese, duke dhënë mesazhin se çdo emërim në këtë Gjykatë do të kalojë përmes tetstit të besnikërisë politike.

 

Kjo nuk do të pranohet kurrë nga Presidenti i Republikës.

 

Ky veprim i mazhorancës, për të mos pritur Komisionin e Venecias për një mendim mbi këtë çështje, është një fyerje shumë e rëndë që i bëhet organizmave të Këshillit të Evropës në tërësi, Komisionit të Venecias në veçanti, si dhe Ambasadave dhe Ambasadorëve që i dolën në krah mazhorancës, për të kërkuar thirrjen e Komisionit të Venecias për këtë çështje.

 

Me këtë veprim mazhoranca, ka ftuar një Komision të nderuar, por nga ana tjetër ka zhvleftësuar vizitën e tyre, duke delegjitimuar rëndësinë e këtij komisioni.

 

Si Presidenti i Republikës, si përfaqësues i unitetit të popullit dhe Kreu i Shtetit, i kërkoj ndjesë Komisionit të Venecias, që u keqpërdor nga mazhoranca në funksion të realizimit të grushtit të shtetit, dhe i siguroj se Republika e Shqipërisë, edhe pse po përjeton gjendjen më të rëndë të kapjes së shtetit në kontinentin ku jetojmë, nuk do të pranojë instalimin e grushtit të shtetit, përmes shndërrimit të institucionit më të rëndësishëm të drejtësisë, Gjykatës Kushtetuese, në një polici antikushtetuese të shtetit të PPP-së.

 

Për këtë arsye do të marr pjesë në seancën plenare të Komisionit të Venecias, në mënyrë që e gjithë Europa të ndërgjegjësohet për grushtin e shtetit që po ndodh këtu.

Jam i detyruartë shkojë vetë në Venecia, që e gjithë Europa të kuptojë se çfarë po ndodh në këtë vend në emër gjoja të Venecias, apo të partnerëve, për të na rikthyer atje ku ishim përpara 30 vitesh, në një shtet ku shtypen të drejtat e qytetarëve dhe ku një grusht njerëzish, përmes grushtit të shtetit kërkon ta kthejë këtë vend në një burg të madh, por me ngjyra.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here