Meta thirrje qytetarëve në mbrojtje të Kushtetutës! Grushtit të shtetit presidenti i përgjigjet me…

0
114

 

Presidenti ka për detyrë që grushtit të shtetit t’i përgjigjet me dekrete”. Kështu deklaroi presidenti Ilir Meta në një dalje të jashtëzakonshme për mediat, duke paralajmëruar kështu se do të kthejë sërish në Kuvend ligjin për betimin e gjyqtarëve.

“Dhe në të ardhmen do i përgjigjet me dekrete. Po ashtu do i drejtohet qytetarëve në mbrojtje të Kushtetutës. Ajo është e vetmja gjë që garanton unitetin tonë. Pavarësisht se dikush nga Jugu, dikush nga Veriu, dikush socialist e dikush demokrat. Kemi shumë ndarje, por e vetmja gjë që na bashkon është Kushtetuta. Presidenti do të bëjë çdo gjë në mbrojtje të Kushtetutës dhe demokracisë. Ju ftoj që të përqendroheni tek kjo çështje. Do përpiqen që të largojnë vëmendjen me lloj-lloj shashkash. Por me rëndësi është mbrojtja e rendit kushtetues, që kërcënohet nga një grup mafioz dhe jo nga PS. Ajo ka meritën e saj për ndryshimet kushtetuese në 2008. Por një grup mafioz që punon kundër interesave publike. Është armik i qartë i shtetit të së drejtës.”, tha Meta.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here