Dvorani ka shtrembëruar faktet dhe ka abuzuar me detyrën! Çfarë paralajmëron Meta??

0
283

Kështjella e mbrojtjes së Kushtetutës dhe demokracisë, e cilësoi Presidenti Ilir Meta institucionin e Presidencës, ndërsa paralajmëroi depozitimin e një tjetër shkrese për thellimin e hetimit të kreut të KED-së, Ardian Dvorani.

Meta tha se do të depozitohen prova të reja për veprimtarinë kriminale të Ardian Dvoranit, duke kërkuar një thellim të hetimeve ndaj tij, pas depozitimit në prokurori të kallëzimit penal, pak javë më parë.

“Dvorani ka shtrembëruar faktet dhe ka abuzuar me detyrën, duke mashtruar ndërkombëtarët, në bashkëpunim me Kuvendin”, tha Meta, ndërsa kërkoi ndalimin e veprimtarisë ndaj kryetarit të KED-së.
Meta tha se Dvorani i ka rrëmbyer kompetencat Presidentit të Republikës, ndërsa ka përcaktuar anëtarin e Gjykatës Kushtetuese pa mbledhur KED-në.

Ai akuzoi Dvoranin për një skenar për kapjen e Gjykatës Kushtetuese, duke penguar ngritjen e kësaj gjykate. (Vijon)

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here