Standard.al

Voltana Ademi flet pas vendosjes së eksplozivit poshtë makinës së Licit…

0

“Tia lëmë punën policisë, në ekipin e Vllaznisë nuk ka patur probleme kohët e fundit” Kështu ka deklaruar për mediat kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi në lidhje me ngajrjen e mëngjesit të sotëm ku administratorit të ekipit të Vllaznisë, Suad Lici i është vendosur një pako të dyshuar eksploziv poshtë makinës së tij.

Nga vendngjarja ajo deklaroi se askush në Shkodër nuk dëshiron t’i ndodhin gjëra të tilla.

“Lajmin e mësova nga mediat, kam qenë afër dhe kam ardhur menjëherë. Megjithatë unë mendoj t’ia lemë punën policisë. Askush në qytetin tonë askush nuk dëshiron të ndodhin gjëra të tilla, por e përsëris të merret policia me këtë. Renea të bëjë punën, e bëj këtë kërkesë si një qytetare e Shkodrës.” tha Ademi

Presionet te Vllaznia?

Duhet të shikojmë përfundimin dhe më pas të shikojmë problematikat me këtë, nëse janë në lidhje me të.

Keni pasur probleme deri tani?

Jo çdo gjë deri tani ka shkuar shumë mirë në klub. Situata në qytetin tonë nuk është aspak e qetë dhe kjo na shqetëson të gjithëve. Ne komunikojmë shpesh me policinë e Shkodrës, të cilët kanë mbështetjen tonë të plotë.

Çfarë ndodh te Vllaznia pas disa kërcënimeve me Cungun, Gjokën, armë në stërvitje?

Sot nuk ka një problematikë të tillë te Vllaznia. Është një situatë e mirë, si te klubi ashtu edhe me tifozerinë. Më parë ngjarjet kanë qenë të paprecedente, të cilave nuk iu është dhënë dritë. Peshon mbi drejtësinë, për ata që duhet të ishin marrë me këtë. Nuk është çështje për të bërë një deklaratë politike.”

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.