Standard.al

SHBA evakuuon shtetasit e saj nga anija ‘Diamond Princess’, 40 rezultuan me koronavirus

0

Me dy avionë SHBA ka evakuuar 400 shtetasit e saj nga anija kruizer në portin e Yokohamas në Japoni e prekur nga koronavirusit. Por jo të gjithë amerikanët nga anija ‘Diamond Princess’ do të kthehen në shtëpi.

40 prej amerikanëve ishin të prekur nga koronavirusi dhe do të trajtohen në Japoni kurse të tjerët do të vendosen në karantinë në Kaliforni për 14 ditë. SHBA është vendi i parë që ka evakuuar shtetasit e saj nga ky kruizer, ku ka persona të nacionaliteteve të ndryshme madje dhe tre maqedonasë, një prej të cilëve i prekur tashmë me koronavirus.

Ndërkohë nga rreth 3600 persona që kishte në borg kruizeri ‘Diamond Princess’, 355 janë me koronavirus.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.