Standard.al

Reforma zgjedhore, Demalia e thotë troç: PS-PD si vëllezërit siamezë, duhet establishment i ri

0

Analisti Ilir Demalia në një lidhje me skype për RTV Ora tha se dy forcat politike, PD dhe PS nuk bëjnë reformë zgjedhore jashtë interesave të tyre.

Sipas tij, kur vjen puna tek kjo reformë, opozita dhe mazhoranca janë si vëllezërit siamezë, që po i ndave vdesin të dy.

Ilir Demalia: Këta nuk mund të bëjnë një reformë zgjedhore jashtë interesave të këtyre dy partive të fuqishme që kanë 30 vjet që qarkullojnë dhe përsërisin njëra-tjetrën. Pra nuk do të bëjnë një marrëveshje për hapjen e rrugës së një establishment të ri. Këto do të funksionojnë prapë. Këta nuk largohen nga pushteti me dëshirë, askush. Atëherë duhet një forcë. Në aspektin e reformës zgjedhore, këta janë si vëllezërit siamezë, që po i ndave vdesin të dy. Nuk ndahen këta kur të vijë puna tek reforma. Prapë do të bëhet me lista, do ketë ndonjë modifikim të vogël, po do ketë 60 deputetë që do caktojë prap kryetari i partisë me lista. Pra në një vend ku nuk ka demokraci brenda partisë nuk ka si të ketë demokraci në vend dhe nuk ka si të ketë zgjedhje të lira. 

Zgjidhja nuk është qeveria teknike, tha Demalia. Ai tha se Basha duhet të kërkojë që zgjedhjet të jenë mazhoritar.

Ilir Demalia: Basha meqë është në opozitë i pari duhet të kërkojë që zgjedhjet të jenë mazhoritar. Të bëjë këtë dhe kur të zgjedhë njerëzit që do përfaqësojnë të bëhet kjo brenda PD, të bëhet përplasja si në gjithë botën e qytetëruar, të bëhet përplasja brenda PD dhe pastaj të dalin të përplasen. Në këtë mënyrë që e kanë këta me lista tregon që gjendja e parlamentit dhe administratës po shkon gjithmonë e më poshtë. Ka qenë në nivele më të larta. 

Sipas analistit Demalia, Basha nuk duhet të shpresojë se do ta rrëzojë Ramën nëpërmjet ndërkombëtarëve.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.