Standard.al

Një tjetër lajm ‘bombë’/ Rama i arrestuar në Francë dhe Maltë për trafik ikonash! Çfarë u deklarua???

0

Egla Harxhi i dha fund para disa muajsh marrëdhënies me fotografin e njohur, Aleksander de Basseville, i cili njihet tashmë si ‘Princi i Libofshës’.

Egla ka një djalë me fotografin, i cili quhet Luxifer dhe sapo ka bërë 2 vjeç.

Ish Miss Albania në vitin 2007 është komentuar gjatë në media për marrëdhënien e saj të pazakontë.

Në tetor të 2019-ës, Egla Harxhi deklaroi se marrëdhënia e saj me fotografin Jarl Alexandre de Basseville përfundoi, po ashtu edhe projektet që të dy flisnin të realizonin për Shqipërinë.

Në studio ajo rrëfeu se nuk është më me partnerin e saj Alexandre, por ruajnë një respekt reciprok.

Por, se ç’po ndodh me anën tjetër të medaljes, ish-partnerin e saj dhe plani e tij për ‘Principatën e Libofshës’, Aleksander de Basseville i rrëfen në një intervistë ekskluzive për ‘Panorama Plus’.

Më poshtë pjesë nga intervista:

Të kemi parë duke punuar me ekipin tënd nga Singapori në Los Angeles. Vazhdon të jetë ‘Principata e Libofshës’ një prioritet i yti, apo hoqe dorë nga Shqipëria dhe shqiptarët?

Patjetër që plani im në Ballkan për Libofshën duket qartë një prioritet që rrjedh nga gjaku im i Europës së Lindjes, evidentuar shpeshherë në media dhe takimet që kam pasur, duke qenë se mamaja ime ka qenë kontesha e fundit e Zagrebit dhe princesha Eittelsbach. Tani jam përballë një fakti, pasi i propozova qeverisë Rama një sistem financiar bazuar në një ‘free zone’ investimesh, një bankë investimesh dhe deri në krijimin e një principate në emër të Heroit tonë Kombëtar.

U pranua propozimi yt, apo je në pritje?

Në fakt, qeveria jonë është impostuese dhe Rama që unë e kam denoncuar për ndryshim emri në fillimet e viteve 2000, i arrestuar për kontrabandë ikonash në Paris dhe Maltë, e refuzoi planin tim dhe duelin me të në sheshin ‘Skënderbej’.

Dua të them që, këmbëngul në misionin tim jo vetëm se pasardhësit e mi ishin pjesë e luftës në Sarajevë dhe se familja ime ka drejtuar për më shumë se 1000 vite këtë tokë të bekuar, por për një arsye të thjeshtë, që ky është vullneti dhe fati im. I martuar me popullin tim, një shprehje që e përdor shpesh, unë isha prezent në pjesëmarrjen time në protestat e Tiranës.

Më bëri përshtypje mënyra sesi njerëzit më takonin dhe deri në përkëdheljen e flokëve nga gjyshet shqiptare. Ishte impresionuese të përjetoja se si njerëzit ishin të ndryshëm përpara meje, me ata që komentojnë në mediat sociale.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.