“Nisma Thurje” prezanton Kartën 2020

0
150

“Të mundurit, të mundur më përjetësi,

Epo në qofsh kështu,

mos ardhsh kurrë moj demokraci”

Më këto vargje të interpretuara nga aktori Mirush Kabashi Nism Thurrje nisi në Pallatin e Kongreseve prezantimin e Kartës 2020 që përmban idetë e reja për reformimin e shtetit. Pedagogu dhe gazetari Erion Kristo u bëri thirrje shqiptarëve që të bashkohen, pasi vetëm kështu zëri i tyre do të dëgjohet.

Erion Kristo: Ka ardhur koha e duhur për të bërë gjënë e duhur dhe ju të gjithë e dini këtë dhe ju të gjithë e doni këtë, ju e dini se kjo gjë do të ndodhë.

Eksperti i ekonomisë Pano Soko, në shembujt që solli, tregoi se demokracia e vërtetë nuk ekziston përsa kohë nuk është e diktuar nga populli.

Pano Soko: E dini sa kemi shpenzuar për investime këto 30 vjet? 22 mld euro. Distanca nga poli i veriut në polin e jugut është 19 mijë km. Për të ndërtuar një km autostradë me parametrat e një vendi të tretë si Shqipëria duhen 1.1 mln euro për km.

Ndërsa një nga drejtuesit e kësaj lëvizje, Endri Shabani duke prezantuar idetë e reja të kësaj karte vuri theksin te mundësia që ofron Shqipëria ku çdo kush të mund sigurojë një jetesë të denjë nëse qeveritarët nuk vjedhin.

Endri Shabani: Imagjino një Shqipëri e cila është e zhvilluar dhe është qendër ekonomike në Ballkan, sa i përket bujqësisë, turizmit apo shërbimeve shëndetësore. Një Shqipëri ka një infrastrukturë të zhvilluar transporti dhe lidh lindjen me perëndimin. Duke filluar nga portet detare, hekurudhat, tunelet nënujore që ka këtë mundësi për të qenë një vend i zhvilluar krahasuar  me atë që kemi sot këtu.

Takimi i Nismës Thurje në Tirane ishte i fundit i një turi takimesh në gjithë Shqipërinë, ndërsa karta 2020 propozon ndër të tjera ndryshime të thella demokratike, kushtetuese dhe sistem të ri zgjedhor./Oranews

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here