Standard.al

Legjenda e muzikës përlotet në skenë, anulon koncertin për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore

0

Ikona e muzikës, Elton John është detyruar të anulojë një koncert në Zelandën e Re këtë të dielë për shkak se ishte sëmurë.

Ylli 72 vjeçar humbi zërin gjatë rrugës për në stadiumin e Auckland Mount Smart për shkak të ftohjes.

Ai u ngjit në skenë ku filloi performancën e tij, por për shkak të gjendjes shëndetësore u detyrua ta ndërpriste. Duke iu kërkuar falje të gjithë fansave që kishin ardhur për të, ai u largua nga skena.

“E kam humbur zërin. Nuk mund të këndoj ndaj më duhet të largohem” – iu drejtohet John turmës.

Fillmisht u ul në piano dhe sapo filloi të performonte, John u përlot.

Vetëm pak më parë gjatë ditës së sotme ai u komunikoi fansave të tij se ishte i diagnostikuar me pneumoni por sërish do të performonte për ta.

Por mosha bën të vetën ndaj ishte thuajse e pamundur për 72 vjeçarin që të vazhdonte performancën e tij.

Menjëherë pas largimit të tij nga skena, ai postoi një foto në Instagram ku i kërkoi falje të gjithë të pranishmëve.

“Unë luajta dhe performova me zemër, por ishte zëri që më tradhëtoi. Faleminderit shumë për mbështetjen tuaj që treguat” – shkruan ai.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.