Kapet drogë në kufirin grek, arrestohet shqiptari…

0
147

Nje automjet nuk i bindet policise greke në kufirin greko-shqiptar. Në Zitsa, Janinë është tentuar të ndalohet një mjet që vinte nga kufiri gjelbër.

Mjeti ka shtuar shpejtësinë, është larguar dhe me pas është arritur të ndalohet nga policia. Drejtuesi i mjetit ka kundërshtuar me dhunë forcat e policisë ndersa pasagjeri ka arritur të largohet me vrap.

Eshtë arrestuar vetem shoferi, shqiptar. Gjatë tentatives per t’u larguar, nga mjeti jane hedhur dy çanta, brenda të cilave policia sekuestroi 4 pako me 36 kg 350 gram marijuane. U sekuestrua dhe 1 celular dhe 240 euro. Mjeti rezultoi i marre me qera në Greqi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here