Standard.al

Kapet bashkëpunëtorja e Thaçit, kush është e reja nga Tirana që e ndihmonte në grabitje…

0

Detaje të reja dalin pas arrestimit të Astrit Thaçit, 27-vjeçarit që grabiti një argjendari në Elbasan dhe një sërë grabitjesh të tjera në Durrës e Tiranë.

Ndërkohë, policia e Durrësit ka vënë në pranga bashkëpunëtoren e autorit Astrit Thaçi.

Paraditen e sotme është bërë e mundur edhe ndalimi i 20-vjeçare A. B., banuese në Tiranë.

Kjo shtetase dyshohet se e ka përkrahur shtetasin A. Th., duke i dhënë ndihmë për të mos u kapur nga forcat e Policisë.

Astrit Thaçit, u arrestuar ditën e djeshme në Kombinat.

27-vjeçari është  autori i një sërë vjedhjesh dhe tentativash për vjedhje me dhunë e armë në Tiraënë, Durrës dhe Elbasan.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.