Standard.al

Itali, ulet numri i të burgosurve shqiptarë por rritet ai i femrave

0

Ministria e Brendshme Italiane ka publikuar statistikat e fundit të numrit të përgjithshëm të burgosurve me nënshtetësi të huaj në Itali deri më 31 janar 2020.

Të burgosurit shqiptarë konfirmohen ndër më të shumtit duke u renditur në vendin e dytë pas të burgosurve me kombësi marokene.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme të përditësuara deri më 31 janar 2020 vihet re një reduktim i vogël i numrit të përgjithshëm të të burgosurive shqiptarë ndërkohë që është shënuar një rritje e numrit të të burgosurave femra.

Aktulaisht në burgjet italiane ndodhen 2386 të burgosur shqiptarë, 27 prej të cilëve janë femra, ndërsa deri më 30 shtator 2019 nurmi i tyre ishte 2429, e 18 ishin femra.

Jo indiferente në shifra shfaqet rritja brenda 3 muajve e nurmit të të burgourave femra.

Vetëm pak orë më parë një shtetase shqiptare u arrestua nga autoritet italiane në Ventimiglia e akuzuar për pjesëmarrje në aktivitet kriminal për trafik të emigrantëve kalndestinë në të ashtëquajturën “rruga ballkanike”.

Operacioni i koduar “Sciarun” çoi në vënine në pranga të 10 personave. Të burgosurit shqiptarë përbëjnë 12% të numri të përgjithsëm të të burgosurve me kombësi të huaj që akualisht janë 19.841 mes të cilëve 967 janë femra.

I pandryshuar ka ngeluar nurmi i të burgosurve kosovarë në Itlai që aktualisht janë 76, 1 prej tyre është femër, shifër kjo e njëjëtë me statistikat e 3 muajve më parë.

Pas shqiptarëve, për nga numri në vend të tretë renditen të burgosurit rumunë që akutalisht janë 2361.

Ndërkohë në parlamentin italian, Partia Demokratike ka propozuar një draft-ligj i cili lejon që të burgosurit e zakonshëm t’u lejohet një telefonatë në ditë me familjarët.

Deri më tani të burgosurit në Itali u lejohet vetëm një telefonatë në javë me të afërmit e familjen.

“Është një gjest humanizmi” ka deklaruar nënkryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Franco Mirabelli, që përmirëson jetën e të burgosurve në burgje.

Ndërsa një tjetër risi është aplikuar në sistemin e burgjeve në Itali. Nënat e burgosura me fëmijë me aftësi të kufizuar pavarësisht moshës që ata kanë, u lejohet të shlyejnë dënimin e tyre në arrest shtëpiak. /ORA NEWS

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.