Holanda nuk hap dritën jeshile për Shqipërinë: Duhet progres i prekshëm kundër krimit dhe korrupsionit

0
116

 

Vetëm pak orë pas lajmit pozitiv se presidenti francez Emmanuel Macron ka dhënë dritën jeshile për çeljen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut me BE-më, skepticizmi i Holandës nuk ka ndryshuar.

Newsbomb.al siguron nga burime diplomatike në Holandë qëndrimin e qeverisë holandeze drejtuar parlamentit ku shfaqet qëndrimi kritik ndaj çeljes së negociatave, veprim që konsiderohet si i parakohshëm pa patur rezultate të prekshme në terren veçanërisht kundër krimit dhe korrupsionit.

Por ndyshe nga hera e fundit, kur qeveria holandeze ishte e prerë kundër hapjes së negociatave, ajo që vlen të theksohet nga qëndrimi i siguruar nga newsbomb.al, është vlerësimi i mundësisë së hapjes së negociatave me kusht, duke iu referuar këtu mekanizmit të ri të anëtarësimit në BE që parashikon pezullimin madje deri në pushimin e negociatave nëse vendi kandidat nuk bën progres.

“Komunikata e Komisionit përmban një sërë përmiresimesh të rëndësishme. Ku mund të cilesohet si një hap në drejtimin e duhur.

Hollanda e mirëpret vënien më shumë të theksit tek shteti i së drejtës/sundimi i ligjit (rule of laë), administrata publike dhe Ekonomia. Progresi në fushën e shtetit të së drejtës/sundimit të ligjit do të përcaktojë shpejtësinë e procesit. Është e rëndesishme që themelet demokratike në vendet kandidate të jenë solide para anëtarësimit.

Hollanda gjithashtu mirëpret gjuhën e qartë për sa i përket kushteve: negociatat mund të pezullohen madje edhe të pushohen më kollaj nëse vendi kandidat nuk performon. Kjo lidhet mjaft mirë me qasjen strikte dhe të drejtë që ka Hollanda për zgjerimin.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here