Standard.al

Gruaja falenderon të shoqin për dhuratën e Shën Valentinit duke e turpëruar në rrjete sociale

0

Një burrë i dhuroi gruas së tij për Shën Valentin dy kuti në formë zemre të mbushura me luleshtrydhe të zhytura në çokollatë. E shoqja e tij e falënderoi në një mënyrë të çuditshme.

Ajo postoi foton e dhuratës në rrjetin social Snapchat.  Ajo çfarë tërhoqi vëmndjen e ndjekësve të saj, që ishin të gatshëm të komentonin më pas për këtë ishte dixhitura që ajo kishte zgjedhur për të shoqëruar foton.

Ajo thoshte: “Ndonjëherë burri im tradhtar është vërtetë i këndshëm.”

I shoqi ishte blerë gjithashtu dhe një kartolinë për të, e cila duket gjithashtu në foto.

Pas postimit nga vetë gruaja, fotoja u hodh dhe në Reddit ku përdoruesit nuk ngurruan të përgjigjen. Të gjithë ata e shihnin tradhtinë e të shoqit si një veprim të gabuar, por dënonin edhe më shumë gruan, e cila edhe pse kishte vendosur të mos e linte bashkëshortin, postonte foto të tilla turpëruese ndaj tij.

Disa prej komenteve më të drejtëpërdrejta thonë:

“Ki pak respekt për veten dhe lëre.”

“Tradhtia nuk është kurrë e drejtë. Por mos rri me dikë dhe pastaj ta ulësh poshtë çdo ditë.”

“Kjo është shumë më turpëruese për gruan se të shoqin.”

Ky postim turpërues nuk ishte i pari që ajo kishte bërë ndaj të shoqit.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.