Enca Haxhia ‘ndez’ sherrin me Roza Latin…

0
88

Sërish përplasje mes Enca Haxhias dhe Roza Latit, nuk mungojnë kunjat me njëra-tjetrën.

Në emisioni “Prive” Enca preferoi të mos e komentojë gjatë sherrin me Rozën, por theksoi se nuk i jep kënaqësinë që të bëhet lajm.

“E vlerësoj punën e gjithkujt dhe nuk do doja kurrë të kapesha me një femër. Kur dikush përpiqet të hedhë baltë mbi punën time, do flas, por në raste të tilla kur duan thjesht vëmendje për një lajm, as nuk e marr mundimin të flas. I uroj kujtdo gjithë të mirat. Madje dëshiroj që këtë vit mos të vazhdoj asnjë situatë negative. I kam lënë të gjitha sherret, zënkat, keqkuptimet që kanë ndodhur. Kushdo që i ka ngelur qejfi me diçka, thjesht të më shkruajë dhe do i tregoj që unë kam vetëm energji pozitive” – u shpreh Enca.

Ndërsa pak ditë më parë, në të njëjtin emsion Roza Lati thumboi Encëm, pasi u shpreh se asnjëherë nuk do ta ftonte në emision mbretëreshën e Instagramit, që e ndjekin 12-vjeçarët.

“Njërën që e ndjekin 12-vjeçarët, e kupton vetë ajo, që mos t’i japim rëndësi.”, u shpreh ajo.

Të gjithë tashmë janë në dijeni të sherrit që një vit më parë shpërtheu mes këngëtares Enca Haxhia dhe moderatores Roza Lati.

Kur kjo e fundit kishte të ftuar në studion modelen Trejsi Sejdini dhe kjo e fudnit tha se Encën nuk e ngre askush në ‘krik’.

Roza menjëherë qeshi.

Por nuk kanë munguar edhe reagimet e Encës ndaj Latit, ku është shprehur se me këtë të fundit nuk do të bashkëpunonte asnjëherë.

Dy vajzat mesa duket nuk flasin ende me njëra-tjetrën.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here