Standard.al

E zë poshtë zetori, plagoset rëndë 44-vjeçari

0

Një 44-vjeçar me inicialet N.M. ka marrë dëmtime të renda në trup pasi e ka zënë zetori. Ai ka qenë duke punuar tokën pasditen e sotme, ndersa zetori është përmbysur dhe e ka zënë poshtë. Aksidenti ka ndodhur në fshatin Babicë e Vogel, në Vlore. 44-vjeçari  është transportuar në spitalin e Vlores.

Informacioni i policisë: Rreth orës 18:00, në fshatin Babicë e Vogël, Vlorë, shtetasi N. M duke punuar tokën me zetor, dyshohet se si pasojë e përmbysjes aksidentale të zetorit, 44-vjeçari ka marrë dëmtime në këmbë dhe ndodhet në Spitalin e Vlorës për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme proceduriale.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.