Standard.al

Diferenca fillon tek morali, jo tek niveli i taksave!

0

Nga: Dritan Kaba

Shume media na sjellin “kujtime” te gjithfarllojshme nga kriminelet e vertete te Shqiperise, anetaret e udheheqjes se larte komuniste. Libra te tere kushtuar krimineleve, ku nuk denoncohen krimet, por na shpallen si engjej vrasesit e kundershtareve tebtyre politike, ata qe shkaterruan me gjyqe jakobino-komuniste eliten intelektuale dhe patriotike te ketij vendi. Edhe ne librat e historise ne shkolla nuk ka asnje pasqyrim rreth krimeve te komunizmit.
Detyra e pare e opozites eshte vendosja ne librat e shkolles te krimeve te komunizmit. Vendosja e nje date kombetare per te perkujtuar dhe bere homazh per viktimat e komunizmit, kur sot e kesaj dite shume prej tyre ende nuk i eshte gjetur as varri, te pakten te nderojme kujtimin e tyre.
Per te kuptuar dhe pare ndryshimin mes fodulleve komuniste, qe qeshnin e zgerdhiheshin me krimet e bera prej tyre, po ju sjell foton nga gjyqi i znj. Musine Kokalari, qe komunistet e denuan me 20 vite burg, nje intelektuale te pashoqe shqiptare. Anetaret e teupit gjykues dhe prokurori, te gjithe bashke, nuk kishin shkolle as per te plotesuar vitet q i duhennje njeriu per te perfunduar nje shkolle te mesme.
Diferenca ne foto ku duket salla e mbushur me ushtarake qe ndihen krenare se po marrin pjese ne linçimin e nje zonje, eshte ne kontrast te plote me figuren e. Musines, qe ndriçon ne ate errsir dhe fal veç miresise,me ate pamje ku ajo rrezaton!
Pamja e saj pergjan me shen Marian, se me nje te akuzuar! Kjo eshte edhe diferenca e madhe mes salles se ekzaltuar dhe fisnikerise se saj.
Sot kemi data per ata, qe zgerdhihen ne salle edhe nuk kemi data perkujtimi per figura te tilla si znj. Misine Kokalari. Sa te kemi kete diferencim ne librat shkollore, ne datat perkujtimore ne favor te persekutoreve, aq me shume do jene edhe do rikthehen ne pushtet bijte e eterve.
E kam thene edhe here tjeter, opozita sot nuk duhet te flase vetem per taksa te ulta, padrejtesi ne tendera, per ligjin e arsimit te larte, por ne rradhe te pare, sipas mendimit tim, duhet te evokoje krenarine kombetare. Çdo shqiptar duhet te behet i vetedijshem per ate qe perfaqeson, te kaluaren e kombit te tij, te mesoje nga historia e tij,.
Pa evokim te figurave te tilla, qe realisht te bejne krenar, nuk mund te ndertosh nje te ardhme te ndryshme nga kjo qe po jetojne sot. Memoria kombetare, reforma per shtet demokratik,vetedija e plote politike qe nuk kemi te bejme me nje kundershtar politik, por me nje armik te kombit, vetedije e plote qe reformat ekonomike do behen ne rradhe te pare per te ndalur shpopullimin e Shqiperise. Ndaljen e hemorragjise se rinise. Ndaljen e zevendesimit te shqiptareve nga sklleverit moderne te shekullit 21, aziatiko-afrikan te jene shtyllat kryesore te nje programi kombetar.
Niveli i taksave, reformat e tjera, vijne me pas dhe jane ne sherbim te kauzes kombetare per ndalimit e shpopullimit te vendit.

Fotografia e Dritan Kaba

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.