Standard.al

Denoncimi ‘bombë’ i Ina Zhupës: Veliaj ka harxhuar 586 milionë euro për rrugët e Tiranës, por ato janë një makth për qytetarët

0

Partia Demokratike, nëpërmjet Ina Zhupës ka denoncuar se kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka harxhuar 586 milionë euro, por rrugët e Tiranës në fakt janë një makth për qytetarët.

Zhupa ka publikuar një video ku shfaqen rrugë në kryeqytet që janë të paasfaltuara, madje në to ka edhe gropa uji.

Denoncimi:

Veliaj me 586 milion euro buxhet të harxhuar dhe rrugët e Tiranës janë një makth për qytetarët!

Në një vëzhgim të thjeshtë në rrugët e njësive qëndrore të Tiranës, pa u futur në zonat periferike dhe fshatrat e saj, arrin të kuptosh gjendjen e mjerueshme të infrastrukturës rrugore. 50 rrugë të evidentuara me foto në një gjendje të mjerueshme në 11 njësitë qendrore të Tiranës! Tirana sipas Veliajt është vetëm bulevardi dhe sheshet, kullat dhe tenderat. Kryeqyteti sot është makthi i shoferëve dhe qytetarëve! Rrugët e Tiranës ngjajnë si rrugët e një fshati të humbur ku jetojnë 5 banorë edhe asnjë nuk ka interes të investojë. Mjafton të ecësh me makinë në rrugën prapa presidencës, të ecësh në rrugën që të çon tek burgu i grave, mjafton mos të largohesh më shumë se disa metra nga qendra dhe shikon Tiranën e vërtetë, e rrugëve të amortizuara. Ndërkohë në 5 vjet në krye të Bashkisë, me taksa të reja për qytetarët dhe me taksa e tatime të rritura, ka shpenzuar 586 milion euro dhe parashikon një buxhet 200 milion euro për vitin 2020, por kjo nuk reflektohet në një infrastrukturë dinjitoze për banorët e Tiranës. Kjo është Tirana e degraduar për qytetarët edhe fushë ndërtimi për oligarkët. Veliajt nuk i interesojnë qytetarët e Tiranës!

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.