Standard.al

Basha: Krenar për FRPD, të rinjtë janë shpresa dhe e nesërmja…

0

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka përshëndetur anëtarësimin e FRPD në bashkimin studentor të PPE.

‘Kjo është një mundësi e bukur për çdo të ri shqiptar që dëshiron të jetë pjesë e rrjetit studentor europian’, shkruan Basha në një reagim në faqen e tij në Facebook.

‘Përgëzime Forumit Rinor të PD për anëtarësimin me të drejta të plota në bashkimin studentor të Partisë Popullore Europiane, familjen e madhe të EDS.

Kjo është një mundësi e bukur për çdo të ri shqiptar që dëshiron të jetë pjesë e rrjetit studentor europian me të drejta të plota.

Të rinjtë janë shpresa, energjia dhe frymëzimi për të triumfuar mbi çdo pengesë e sfidë që kemi përpara. Sa më shumë mundësi për të rinjtë, aq më e mirë do të jetë e nesërmja.

Krenar për FRPD, krenar për të rinjtë dhe të rejat e mrekullueshme shqiptare!’-shkruan kreu i PD-se Lulzim Basha ne Facebook.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.