Bardhi publikon videon: Rama frikë nga Dako, se mos i ‘ha kokën’ shefit. Anija e tij po mbytet!

0
90

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi, ka publikuar në Facebook një video, në të cilën tregon qartë mbështetjen e Ramës ndaj Vangjush Dakos, për të cilin Bradhi thotë se edhe pse i shpallur non grata nga Departamenti Amerikan, vazhdon ende të mbaj pushtetin mbi qarkun e Durrësit.

Postimi i plotë:

Këmbëngulje e Edi Ramës për të mbrojtur Vangjush Dakon nuk është vetem arrogancë. Është frikë! Është frika e kreut të bandës, se mos anetarët e bandës pendohen dhe, për të shpëtuar nga burgu, i hanë kokën shefit!

Para frikës së humbjes së pushtetit kriminal dhe pasurimit të paligjshëm, para frikës së drejtësisë, Edi Rama hedh në kosh edhe Departamentin Amerikan të Shtetit, që ka shpallur non grata mikun e tij Vangjush Dako, me të cilin ai mban pushtetin në qarkun e Durrësit.

Koha e Edi Ramës ka mbaruar! Anija e tij po mbytet!

https://www.facebook.com/gazment.bardhi/videos/10221513240610097/?t=3

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here