‘Anti-KÇK’, Avokati i Popullit kundër Ramës: Nuk plotëson kriteret e emergjencës

0
102

Institucioni i Avokatit të Popullit po vlerëson ankimimin në Gjykatën Kushtetuese të paketës anti-KÇK, të cilën qeveria tashmë e ka dorëzuar në Parlament.

Në intervistën për A2, Erinda Ballanca thotë se akti normativ i qeverisë nuk justifikon kriteret e urgjencës, të përcaktuara qartë edhe nga Gjykata Kushtetuese. Ajo i referohet një vendimi te vitit 2006.

“Nëse institucioni i Avokatit të Popullit konsideron se shkelen të drejtat e njeriut mundet që të paraqesë dhe ankesë në Gjykatën Kushtetuese për çështje nga më të ndryshmet. Kështu që të gjitha janë elementë që ne jemi duke i vlerësuar. Ne do të dërgojmë rekomandimin dhe qëndrimin tonë edhe në Kuvendin e Shqipërisë” u shpreh Avokati i Popullit, Erinda Ballanca.

“Duhet që të ketë një gjendje jo të zakonshme në jetën e vendit, ku të evidentohet dukshëm rreziku i ardhjes së pasojave të dëmshme për interesat publike dhe të drejtat themelore të shtetasve. Dhe ky rrezik i dukshëm dhe i menjëhershëm nuk mund të kryhet sipas rrjedhës normale të legjislacionit. Situata e krimit në Shqipëri nuk ka ndryshuar në 5-6 vitet e fundit. Nëse është përkeqësuar situata e krimit duhen zbatuar ato ligje të cilat qartësisht janë në fuqi”, shton Ballanca.

Ballanca e sheh te rrezikshëm edhe projektin e qeverisë për ndryshime në ligjin për Policinë e Shtetit që lejon përgjimet pa autorizim nga prokuroria.

“Është një rrezik real ndaj të drejtave të individëve. Përgjimet për individët janë vetëm të ligjshmet, janë vetëm ato që autorizohen qartësisht nga ana e prokurorisë”, përfundoi Erinda Ballanca.

Sipas Ballancës edhe heqja e nenit që parashikonte shkatërrimin e përgjimeve pas 6 muajsh shkel të drejtat e njeriut.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here