Standard.al

114 mln euro dëm shtetit rumun/ Pas një viti në arrati, vetëdorëzohet në Itali burri i Angela Martinit

0

Burri i modeles, Angela Martini, Dragos Savulescu i është vetëdorëzuar autoriteteve italiane. Mediet vendase shkruajnë se Savulescu, i cili rreth një viti ishte në arrati,  është dorëzuar në Policinëe Napolit dhe  kanë nisur kontaktet me Bukureshtin zyrtar për ekstradim, proces i cili pritet të ndodhë në vazhdim. Tashmë ai ndodhet në paraburim në Napoli dhe pritet vendimi i gjykatës italiane.

Së fundmi modelja, Angela Martini postoi një foto krah burrit të saj, edhe pse ky i fundit ishte ende në arrati. Në ditën e  Shën Valentinit, ajo postoi një foto me të, ku u  shfaqën dy duart e dyshes. Gishtat e unazave të tyre kanë nga një tatuazh gjysmë zemre që më pas e plotësojnë atë dhe kjo u duk qartë në foto.

Bashkëshorti i Angela Martinit është në kërkim pasi akuzohet se është përfshirë në një grup kriminal (30 anëtarë), i cili përllogaritet ta ketë dëmtuar shtetin rumun me 114 milionë euro përsa i përket disa pronave në Constatta dhe Mamaia. Ndaj Dragosit ishte lëshuar një urdhër-arresti ndërkombëtar, pasi është dënuar në mungesë me 5 vite burg.

mediafax.ro

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.