Standard.al

Tentativa e PS për kapjen e Kushtetueses, plas rrjeti: Ja anëtarët e rinj

1

Qeveria po përpiqet për të shtënë në dorë të gjithë institucionet në vend perfshi dhe Gjykaten Kushtetuese. Opozita e cilëson si një puç kushtetues votimin e dy anëtarëve të rinj të këtij institucioni duke akuzuar kryeministrin Edi Rama se po tenton që të kapë Kushtetuesen. Ata shprehen se procesi i kryer nga kryetari i KED, Ardian Dvorani, me porosi të Edi Ramës, ka sjellë një ‘produkt antikushtetues, që eliminoi garën dhe çoi në votim fiktiv nga Kuvendi. Sa më gjatë pa Gjykatë Kushtetuese, sa më gjatë me gjyqtarë nën presion, aq më shumë përfiton Rama aq më shumë mbetemi peng në rrugën tonë drejt Bashkimit Europian. Shpeshhere presidenti Ilir Meta ka bëre thirrje, për organizimin e një referendumi “në mbrojtje të Republikës”, siç u shpreh ai, por pa përcaktuar saktësisht se për çfarë do të kërkojë që të shprehet populli, aq më tepër, që ligji për referendumet ka një sërë kufizimesh.Presidenti Meta ka përsëritur vendosmërinë dhe përgjegjshmërinë e tij në krye të shtetit, ndërsa ka shprehur bindjen se populli do ti përgjigjet çdo thirrje të tij në mbrojtje të vendit dhe kushtetutës.

Kjo është ajo çfarë kërkon të tregojë ish deputeti demokrat Klevis Balliu me memen e publikuar në rrjetet sociale.

NDRYSHIMET

Në nenin 8, pika 1, shtohet fjalia e dytë me këtë përmbajtje:

“Presidenti i Republikës organizon ceremoninë e betimit jo më vonë se 10 ditë nga data e zgjedhjes, emërimit ose shpalljes të emëruar të gjyqtarit të Gjykatës Kushtetutese. Nëse gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese nuk thirret për të bërë betimin, pas përfundimit të këtij afati, ai kryen betimin në formë të shkruar dhe ia dërgon atë Presidentit të Republikës, organit të emërtesës dhe Gjykatës Kushtetuese. Data e ceremonisë së betimit ose data e dërgimit të betimit me shkrim, konsiderohet si data e betimit dhe e fillimit të detyrës së gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese.”

Kujtojmë këtu se, për të njëjtën çështje, mazhoranca kishte kërkuar këshillën e Komisionit të Venecias, por nuk priti përgjigjen e këtij të fundit.

Per gjithe keto ngjarje te ndodhura kohet e fundit, ne rrjet ka plasur gallata, dhe me nje meme mjaft te goditur ata tregojne cilet jane anetaret e rinj te GJK.

STANDARD.AL

1 Comment
  1. Arqile says

    Me alabak e spiuna nik behet Shqiperiia PS duhet nxjere jashte ligjit si parti hajdutesh e servilash ” KOMUNISTA ” PSRTI SERBE ME SPIUN RAMEN .

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.