Prokuroria e Gjirokastrës: Ja si qëndron e vërteta për vdekjen e Kostandino Kacifas

0
113

Në lidhje me lajmin që u publikua gjatë ditës së sotme nepër media se vdekja e Kostandinos Kacifas ka ardhur pasi ai shkrepi dy plumba nga arma e tij të cilën e ka përdorur në përballjen me forcat RENES, ka dhënë reagimin e saj Prokuroria e Gjirokastrës.

Deklarata e plotë Prokurorisë së Gjirokastrës:

“Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, duke u nisur nga transmetimi në media i disa informacioneve ditën e sotme, çmon të nevojshme që në përmjet kësaj deklarate, të sqarojë publikun si më poshtë:

Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, është regjistruar proçedimi penal nr.824  në datën 24.12.2019, pas transferimit të akteve nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda.  Ky proçedim penal bën fjalë për ngjarjen ku ka humbur jetën shtetasi Kostandinos Kaçifas. Ky  proçedim penal vazhdon të ndodhet në fazën e hetimeve paraprake dhe nga ana jonë nuk është arritur në asnjë konkluzion në lidhje me zgjidhjen e çështjes. Kjo çështje penale është regjistruar për veprat e parashikuara nga nenet 79/dhe 22, 278/1 e 76 të K.Penal.

Çdo informacion i publikuar në media, pa  ju referuar burimeve zyrtare, dëmton rëndë hetimet dhe nuk kontribuon në zgjidhjen e drejtë të çështjes.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së parë Gjirokastër siguron publikun se do të kryejë hetimin me objektivitet e paanësi dhe do të parashtrojë zgjidhjen e drejtë të kësaj çështjeje penale.

Familjarët e Kacifas gjatë ceremonisë mortore dhe dhe më pas gjatë ceremonive përkujtimore akuzuan shtetin shqiptar se e ka vrarë qëllimisht Konstandinin, por ekspertiza mjeko-ligjore tregon se pavarësisht agresivitetii ai nuk është qëlluar nga forcat special të policisë shqiptare por ka vrarë veten në ditën e festës kombëtare të Greqisë.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here