Standard.al

VIDEO/ Skenë si nëpër filma në Honduras, banda futet në Gjykatë dhe liron kreun e saj, vriten katër policë

0

Një bandë prej 20 personash vranë katër policë para një gjykate në Honduras për të liruar kryetarin e ture, Alexander Mendoza.

I njohur ndryshe si ‘Porkys’, kreu i bandës kriminale ishte dënuar në dhjetor 2015 me 20 vite burg për vrasjen e dy personave.

Ngjarja ndodhi në gjykatën e El Progreso rreth 140 kilometër nga kryeqyteti i Tegucigalpa dhe nga sulmi u vranë katër policë ndërsa u plagosën katër të tjerë.
Ndërkohë ministri i rendit ka ofruar 39 mijë dollarë për këdo që jep informacion për të arratisurin Alexander Mendoza. Mediat ndërkombëtare raportojnë se MS-13 i njohur ndryshe si Mara Salvatrucha apo Barrio 18 e kanë kthyer Hondurasin në një nga vendet më të rrezikshme të botës për shkak të trafikantë të shumtë të drogës.

Në 2019 Hondurasi kishte raportin e vrasjeve 44 për ccdo 100 mijë banorë, një nga më të lartat në botë dhe shumë qytetarë janë me sytë nga emigrimi drejt SHBA.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.