Standard.al

Tragjedia në Bulqizë, Meta: Thellësisht i tronditur, do të jemi gjithmonë pranë familjes Tola

0

Presidenti Ilir Meta reagon për tragjedinë e ndodhur sot në Bulqizë, ku humbën jetën nëna me dy fëmijët, ndërsa vajza tjetër ndodhet në gjendje të rëndë.

Përmes një mesazhi në “Facebook”, Meta shpreh dhimbjen e madhe për këtë tragjedi, ndërsa i uron shërbim të shpejtë vajzës së mitur, që po lufton me jetën.

“Thellësisht i tronditur nga tragjedia në Ostren të Bulqizës. Duke ndarë dhimbjen e madhe me familjen Tolaj, të afërmit dhe mbarë komunitetin e Bulqizës, shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe uroj shërim sa më të shpejtë të vajzës së mitur që po merr ndihmën mjekësore. Do të jemi gjithmonë pranë familjes Tolaj!”, shkruan Meta.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.