Standard.al

Tragjedia në Bulqizë/ Basha: Me tronditje ndoqa lajmin, ngushëllime familjes Tolaj

0

Përmes një postimi në ‘Twitter’  kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me tragjedinë që ndodhi në Bulqizë, ku nëna me 2 fëmijët humbën jetën pas një rrjedhje gazi në banesën e tyre.

“Me tronditje dhe dhimbje ndoqa lajmin për tragjedinë në Ostren të Bulqizës ku humbën jetën një nënë dhe dy fëmijët e saj. Shpreh ngushëllimet e mia të thella për familjen Tolaj dhe uroj shërim të shpejtë vajzës tjetër të familjes që po merr ndihmën mjekësore.”, shkruan Basha.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.