Skandal!! Mësuesi i nxehur i qeth kokën nxënësit, rrezikon 5 vjet burg…

0
87

Prokuroria Themelore në Gjilan ka nisur hetimet ndaj arsimtarit, Xhelal Elezi, i cili ka ndëshkuar një nxënës duke ia prerë flokët në prani të nxënësve të tjerë.

Rasti ka ndodhur në shkollën “Dëshmorët e Kombit” në fshatin Livoq i Poshtëm në komunën e Gjilanit. Ngjarja ishte filmuar nga nxënësit e tjerë dhe më pas ishte ngarkuar në internet. Mësuesi dyshohet se ka kryer veprën penale të keqtrajtimit gjatë ushtrimit të detyrës.

Ai, duke keqpërdorur detyrën, ka frikësuar ose fyer rëndë dinjitetin e personit tjetër dënohet me burgim deri në 3 vjet. Ndërkaq kur vepra penale kryhet ndaj fëmijës kryerësi dënohet me burgim prej gjashtë muaj deri në 5 vjet.

Gjithashtu është marrë në pyetje edhe nxënësi në prezencë të avokatit.

Ndërkaq e ka konfirmuar zëdhënësja për Informim e Prokurorisë Themelore në Gjilan, Liridona Xheladini, raporton Koha.net.

“Lidhur me rastin në fjalë, ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Gjilan, ka filluar veprimet fillestare hetimore, duke autorizuar policinë që të intervistojnë, prindin e fëmijës, arsimtarin i cili tani është i dyshuar, e i cili është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës, pasi dyshohet se ka kryer veprën penale ‘Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike’, nga neni 195 paragrafi 1 lidhur me paragrafin 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Gjithashtu, nga Qendra për Punë Sociale është intervistuar edhe nxënësi, në prezencë të përfaqësuesit të tij ligjor”.

Ndërkaq drejtoria e arsimit në Gjilan ka filluar mbledhjen e informacionit se çfarë ka ndodhur në shkollën “Dëshmorët e Kombit”.

Drejtori i arsimit, Nazim Gagica, ka deklaruar për gazetën se në bazë të informacioneve fillestare arsyetimi i mësuesit ka qenë se ka pasur lejen nga prindi që të ndëshkojë nxënësin në këtë formë meqë kishte pasur sjellje të pahijshme.

“Kemi kërkuar deklaratat nga drejtori i shkollës nga mësimdhënësi dhe prindi. Do të presim deklaratat e tyre dhe do të dalim me qëndrim. Informacionet fillestare është se mësimdhënësi ka pasur përkrahjen e prindit dhe i ka prerë flokët për shkak të sjelljes së tij. Ne do të marrim masa konform ligjit për këtë incident” ka thënë ai.

Kurse nënkryetari i komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli e ka dënuar këtë incident i cili ka ndodhur në këtë shkollë.

“Kryetari ka kërkuar raport nga drejtori i arsimit për të bërë vlerësimin e saktë dhe do të dalim me qëndrim zyrtar. Parimisht ne dënojmë këtë lloj të ndëshkimit kurse masat tjera do t’i ndërmarrim më vonë pasi të analizohet në tërësi incidenti” ka thënë ai.

Me incidentin do të merret edhe Avokati i Popullit. Këtë e ka konfirmuar edhe zyrtari i Avokatit të Popullit në Gjilan, Shemsedin Mustafa.

“Është departamenti në Prishtinë dhe ata do të merren dhe do të jemi në kontakt me ta. Pasi të kemi udhëzimet atëherë ne do të dalim dhe do të merremi me këtë rast” ka thënë Mustafa

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here