Mbi vetingun brenda llojit

0
122

Nga Agron Tufa

Lajmi me rëndësi, së fundmi, është se Shefi i Personelit të Policisë Shtetit, ish Komisari i Kufirit për Shkodrën, Nikollë Rica – atij kufiri që në vigjilje të Diktaturës Komuniste u la me gjakun e djemve dhe vajzave të reja shqiptare – pra kjo specie e mbijetuar e komunizmit, sapo kaloi Vetingun!
Ashtu si Nikollë Rica do ta kalojnë të gjithë këta të llojit, ani se duart e tyre të përgjakura nuk ka det t’i lajë!

Formalisht kjo quhet liri o shqiptarë. Por në thelb, kuptohet se cilësia e kësaj lirie i përngjet një filxhani me kafe që ta nxjerin ta pish, ndërkohë që sapo kanë hedhur brenda, para syve tuaj, një gëlbazë.
A do ta pini ju me ëndje këtë kafe? Apo do të bëni sikur gëlbazën që ua hodhën në filxhan nuk e keni parë. Nëse është kështu, atëherë Zoti qoftë me ju!

Kuptohet ky Veting ka qenë konceptuar që në fillim si “Veting brenda llojit” (ish oficerë të Sigurimit, Hetues, Gjykatës e Prokurorë të regjimit komunist më gjakatar në botë). Ata kriminelë të djeshëm, në vend që të kishin dalë deri para Tribunalit të Hagës për krime kundër njerëzimit, tani pastrojnë me Veting njëri-tjetrin! Gratë i kanë siguruar në Institucionet e Dosjeve dhe i kanë shpatullat e ngrohta nga kjo anë. Sa e pështirë! Se ka dhe nga ata, që i ka pushtuar një ngazëllim viçi, se po ngrihen gjasme Organet e Drejtësisë së Re! Ata le ta gëzojnë këtë “Gosti në kohë të Murtajës”!

Ani, qeshu palaço, qeshu!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here