Standard.al

‘Lëvizja e Re’ e Galdinit bën publike 4 parimet e saj për Kodin Zgjedhor!

0

LRE e Galdinit bën publike 4 parimet e saj për Kodin Zgjedhor!

Nëpërmjet një njoftimi për shtyp, LRE – Lëvizja e Re ka bërë publike 4 parimet bazë që kjo parti e djathtë, opozitare i gjykon si të domosdoshme për Reformën Zgjedhore.

Kryetari i LRE – Lëvizjes së Re, pedagogu Arian Galdini, deklaron se për zbatimin e këtyre 4 parimeve, LRE është e gatshme të bashkëpunojë më të gjithë faktorët politikë.

4 parime bazë për të cilat LRE synon të bashkëpunojë me cilind faktor politik për të ndikuar që të bëhen edhe pjesë e Reformës Zgjedhore dhe e ndryshimeve  në Kodin Zgjedhor, në mënyrë që në Shqipëri të garantojmë zgjedhje të lira, të ndershme dhe të barabarta.

1.  LRE – Lëvizja e Re beson se votimi elektronik, pra identifikimi biometrik, votimi dhe numërimi elektronik janë plotësisht të mundshme, të realizueshme dhe me kosto krejt të përballueshme për shtetin dhe taksapaguesin shqiptar.
Madje sipas ekspertit të LRE, matematikanit Pëllumb Pellumb Shahini, kostot për votimin elektronik janë më të ulëta se kostot e zgjedhjeve që kemi bërë deri sot.

Nëpërmjet votimit elektronik, sigurohet pjesëmarrje e lartë në votime, shmangen komisionet dhe numëruesit partiakë, eleminohet votimi familjar, zerohet shitblerja apo kërcënimi i votës dhe kemi dalje të rezultatit zgjedhor brenda 50 min deri 1 orë që nga mbyllja e votimeve.

Kauza e votimit elektronik ka qenë edhe kauza e Koalicionit Opozitar kur ne hymë në Çadrë  e Lirisë.

2. LRE – Lëvizja e Re beson se në Shqipëri nuk do të mund të kemi kurrë zgjedhje të lira dhe të ndershme nëse nuk ndërhyjmë në Kodin e Punës dhe në Reformën e Administratës Publike.

Po nuk e shenjtëruam të drejtën e punës, nuk ka zgjedhje të lira dhe të barabarta.

Në Shqipëri, pronarët privatë dhe administrata publike përdorin fuqinë mbi vendin e punës për të kërcënuar punonjësit e tyre për sesi duhet të votojnë.

Kush nuk voton sipas urdhërave të Pronarit apo Shefit, Drejtorit, Ministrit, humbet vendin e punës.

Duhet ta shenjtërojmë vendin e punës në privat dhe shtet.

Askush nuk duhet të guxojë më të kërcënojë askënd me vendin e punës për votën.

Madje askush nuk duhet të guxojë të joshë askënd me vendin e punës për votën.

Nëse një qytetar kërcënohet apo joshet me vendin e punës, ai qytetar nuk është i lirê.

3. LRE – Lëvizja e Re beson dhe mendon se duhet ndërhyrje e domosdoshme në Ligjin e Partive Politike.

Demokracia e brendshme duhet garantuar dhe mbrojtur me Ligj.

Primaret në çdo parti duhet të jenë  detyrim ligjor.

Shpallja e kandidatëve që do të marin pjesë në Primare, duhet bërë domosdoshnërisht, së paku 1 vit para zgjedhjeve.

Vetëm kështu shfuqizojmë Kryetarët e Partive dbe fuqizojmë qytetarët.

4. LRE – Lëvizja e Re beson se parimi i transparencës së shpenzimeve elektorale nga partitë dhe kandidatët, duhet të ndërtohet mbi përcaktimin e tavanit dhe tabanit të shpenzimeve elektorale.

Psh, shpenzimet elektorale të një partie nuk duhet të kalojnë kurrë më tepër se 140 fishin e 140 kandidatë × paga mesatare (526 mijë lekë të vjetra).

Pra për secilin kandidat nuk duhen lejuar shpenzime më shumë se 140 x 526 mije lekë të vjetra = 73 milion e 640 mijë lekë të vjetra.

Ky tavan, favorizon logjistikisht kandidatin që mund ta shpenzojë këtë shumë, por me këtë shumë është e sigurtë se nuk blihen dot vota dhe njerëz.

Ndërsa tabani mund të jetë dhjetëfishi i pagës minimale, pra 10 × 260 mijë lekë të vjetra.

Me tavanin dhe tabanin e shpenzimeve, ne sigurojmë barazi të votës, sepse kështu avantazhi logjistik i kandidatëve që mund të shpenzojnë tabanin, mund të konkurohet me ide e frymë nga kandidatët që mund të sigurojnë vetëm tabanin e shpenzimeve.

Për mbështetjen e këtyre 4 parimeve LRE – Lëvizja e Re është e gatshme të bashkëpunojë me të gjithë faktorët politikë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.