Humor kryeministror! Rama-gazetarëve: Do më lini të flas dhe të shpjegoj apo të vazhdoj të bëj me ju atë që di unë…

0
89

Pas shtatë vitesh në qeveri, kryeministri Edi Rama thotë se, në luftën kundër krimit nuk ka patur aleatë as prokurorët as gjykatësit.

“Nuk ka qenë problemi i vullnetit tonë, por i një sistemi drejtësi të kalbur”, tha shefi i qeverisë duke argumentuar se pse e nisi tani aksionin e OFL-së.

Drejtuesi i emisionit “Opinion” e pyeti drejtpërdrejt kryeministrin për lirimin e Lulzim Berishës, i cili është në listën e OFL-së, teksa ky i fundit u lirua me anë të një letre nga ish-kreu i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako.

DEBATI NË STUDIO:

Edi Rama – Unë flas me fakte.

Artan Hoxha – Po fakt është ajo.

Edi Rama – Keni marrë ndonjë gjë sot apo jeni esëll.

Artan Hoxha – Unë jam nga krahu tjetër.

Klodiana Lala – Kryeministri ka ardhur…

Edi Rama – Po pusho moj pusho!

(Edi Rama – Shhhhhhh…..)

Klodiana Lala – Kryeministri ka ardhur për të folur për këta personazhet e botës së krimit këtu, të cilët pjesa më e madhe e tyre janë liruar në kohën që zoti Rama vazhdon të jetë në pushtet. Lulzim Berisha është liruar me betimin e një prej anëtarëve të kryesisë të Partisë Socialiste.

Edi Rama – Po si s’të vjen turp moj zonjë kam ardhur këtu të jap përgjigje jo të dëgjoj broçkullat e tua.

Klodiana Lala – Unë po të them fakte, ma kundërshto që nuk është liruar me bekimin e Vangjush Dakos dhe unë do të kërkoj falje publike.

Edi Rama – Zonjë nuk kam ardhur të kundërshtoj ty, nuk kam ardhur të kundërshtoj ty, nuk kam ardhur të kërkoj falje ty, nuk kam ardhur të bëj debat me ty, kam ardhur të flas me publikun. Ju vini ktu dhe torolisni opinionin publik me budallallëqe

Blendi Fevziu – Ju mor zotri nuk torolisim ne ktu opinionin publik.

Edi Rama – Do më lini të flas dhe të shpjegoj apo të vazhdoj të bëj me ju atë që di unë të bëj me ju

Blendi Fevziu – Jo nuk është nevoja të kërcënosh, përgjigju pyetjes.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here