Standard.al

HOROSKOPI/ Mitet false për çdo shenjë; Nuk duhet t’i besoni më

0

Dashi është gjithmonë në luftë

Kush njeh një person të shenjës së Dashit e di sa sa luftarak mund të jetë. Kjo nuk është një gënjeshtër në fakt, por duhet theksuar se kjo anë e personalitetit të tij del në pah vetëm kur i duhet të mbrojë vetveten.

Dembelizmi i Demit

Teknikisht nuk është se s’ka dëshirë të bëjë asgjë dhe të rrijë gjithë ditën në divan. Në fakt, është një person që i pëlqen të shijojë jetën dhe nuk dëshiron të heqë dorë nga kënaqësitë e saj.

Dy fytyrat e Binjakëve

Energjia dhe kreativiteti i binjakëve rrjedh nga të gjitha poret e tyre dhe ndoshta e keni të vështirë të jeni në një hap me ta sepse ndryshojnë vazhdimisht. Kështu krijohet besimi i rremë se ata janë njerëz të rremë.

Brishtësia e Gaforres

Mundohuni të sfidoni një gaforre dhe do të kuptoni se sa e gabuar do të jetë kjo bindje. Përballë vështirësive, një person i lindur nën shenjën e Gaforres është plotësisht i aftë të gjejë një forcë të tillë sa t’u ngjallë zili gojëve të liga.

Egoizmi i Luanit

Nëse mendoni kështu, me siguri nuk e njihni mirë një person të luanit, i cili është një nga shenjat më bujare të zodiakut. Është e vërtetë që i pëlqen të jetë në qendër të vëmendjes, por nuk do të thotë se është egoist.

Virgjëresha është josociale

Virgjëresha ka një aftësi të veçantë të zgjedhë me kujdes njerëzit që meritojnë të jenë pjesë e jetës së saj. Nuk është josociale dhe nuk është e thënë që ka një rreth të ngushtë miqsh, thjesht i zgjedh mirë.

Falsiteti i Peshores

Peshores i pëlqen të jetojë qetë dhe nuk do thyerje, por kjo s’do të thotë se është një person i rremë. Është më e saktë të thuhet se diplomacia e saj e bën që të mos hyjë kurrë në konflikt dhe grindje të kota.

Përçmimi i Akrepit

Është një shenjë e zodiakut që nuk jep besim majtas-djathtas. Nuk është se ai përçmon të tjerët, thjesht i studion ata dhe i vlerëson nëse duhet t’u besojë apo jo.

Shigjetari është fëmijë

Besimi se të lindurit e Shigjetarit nuk duan kurrë të rriten, është një legjendë urbane. Në fakt ata kanë shpirtra aventurierë dhe kjo i bën të mos pushojnë edhe në moshë madhore.

Bricjapi është i mërzitshëm

E besoni apo jo, bricjapi është gjithmonë në gjendje të bëjë humor. Por është adhurues i anës praktike të jetës dhe kjo është arsyeja pse ka reputacionin e të qenit i mërzitshëm. Ashtu siç thotë edhe fjala e popullit ‘Në fillim detyra pastaj qejfi’, është edhe stili i jetës së njerëzve të lindur nën shenjën e Bricjapit.

Ujori është sipërfaqësor

Nuk bëhet fjalë për të qenët sipërfaqësor, po për të përballuar vështirësitë me lehtësi, sepse Ujori është një transformator i cili përfiton nga të gjitha vështirësitë.

Peshqit janë të çmendur

Që kur të qenit ëndërrimtar është një defekt? Peshqit kanë aftësinë e mrekullueshme të jetojnë në botën e tyre dhe për të ëndërruar me sy hapur. Dhe jo se janë të çmendur.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.