Standard.al

Celularët të grabisin, policia të përgjon…

0
Nga Klodian Tomorri 

Jeta e qytetarëve shqiptarë u bë më e mirë këtë jave.

Shumë shpejt, çdo shqiptar nga 0 deri në 100 vjeç mund të përgjohet nga një polic i thjesht, pa urdhër gjykate, pa autorizim prokurori.

Kjo është shkelje flagrante e të drejtave themelore të njeriut.

Dhe shpesh regjimet që shkelin të drejtat themelore, janë njëkohësisht edhe regjime kleptokratike, ku kasta sunduese grabit çdo dite qytetarët e vet.

Ironikisht ditën që doli projektligji i përgjimeve, kompanitë celulare, të paktën 2 prej tyre, Vodafone dhe Albtelekom kanë rritur tarifat në mënyrë të sinkronizuar.

AKEP dhe Autoriteti i Konkurrencës dredhin zinxhirët.

Në një shtet normal, këtë nuk do të guxonte ta bënte asnjë kompani.

Por kur bien të drejtat e njeriut, ligji dhe institucionet përdoren jo për të mbrojtur qytetarët, por për t’i grabitur ata.

Tani shqiptarëve u kanë mbetur të flasin në telefon.

Të paguajnë më shtrenjtë dhe të përgjohen nga një polic militant.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.