Standard.al

Biznesmeni i pashëm kërkon grua: A i plotësoni këto tetë kushte?

0

Një biznesmen multimilioner, shumë i vetmuar, thotë se është në kërkim të një gruaje për të nisur familjen. Andy Scott ka një pasuri që i kalon 25 milionë sterlina. Në ditën e të dashuruarve, ai thotë se është në kërkim të njeriut special për të kaluar jetën, por edhe për të udhëtuar në mbarë botën dhe për të shijuar pasurinë.

Megjithatë Andi thotë se ka tetë kushte për partneren ideale.

-Ajo duhet të jetë inteligjente, speciale dhe unike, e cila e jeton jetën plotësisht.

-Ajo nuk duhet të ketë lindur me lugë të argjendtë  në gojë, që të ketë pasur gjithçka në jetë.

-Duhet të jetë e bukur dhe të mbajë veten në formë duke bërë palestër, ajo duhet të jetë krenare për pamjen e saj.

-Ajo nuk duhet të jetë e varur ndaj celularit dhe medias sociale.

-Integriteti është gjithçka, besimi është çelësi.

-Ajo duhet të përshtatet me situatat e ndryshme, të shkojë në festa glamur, por edhe të përveshë mëngët për punuar në shtëpi.

-Ajo duhet të pëlqejë shëtitjet, malin dhe detin.

-Ajo duhet të dojë fëmijët dhe të jetë gati për të krijuar familje, por e vetëdijshme se jeta nuk mbaron kur lind fëmijët.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.