Standard.al

Angjeli-Bushati përplasen ashpër për … akademikët në parlament!

0

Debati i projektligjit të ri për pasuritë e sekuestruara në komisionin e financave dhe ekonomisë, ka përplasur deputetët Bushati dhe Angjeli.

Në fjalën e tij Ervin Bushati ka deklaruar se ky projekt ligj nuk është për akademikë por për politikanët që luftojnë krimin e organizuar.

Ervin Bushati: Krimi ka vrasje, ka politikë. Patjetër që ka politikë. Ne nuk jemi këtu as akademikë, as shkencëtarë kemi ardhur këtu me mandat të qartë për të luftuar krimin e organizuar.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Anastas Angjelit i cili ka thënë se komisioni duhet ta ketë për nder që ka anëtarë akademikë!

Anastas Angjeli: Ne jemi një komision shumë serioz që qoftë ligj për shoqërinë civile, për akademinë e shkencave, universitetet, taskat, mbajmë qëndrim të njëjtë, serioz edhe më të fortë.’

‘Të më fali miku im Bushati, duhet të ishte më i kujdesshëm që tha nuk jemi as profesorë dhe akademikë. Te gjithë jemi politikanë, por jemi dhe profesorë, 4-5 këtu brenda. Komisioni ta ketë për nder që ka akademikë që të japin mendimin e tyre në këtë që ta bëjmë sa më mirë punën në funksion të atyre ligjeve. Besoj që edhe qëllimin e mirë që kishe zoti Bushati, krahasimi ishte i papërshtatshëm.

Pasi mbaroi fjalën, Angjeli u largua nga komisioni. /Ora

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.