Standard.al

Albin, vetëm referendumi përcakton, “reciproritetin”

0

Nga Hamza Hatika

Qeveria e Re e Kosovës, kishte si kryefjalë të saj heqjen e taksës 100% ndaj Serbisë, por me një  kusht të  panegociueshëm, “reciprocitetin”! Isa Mustafa, u shpreh skeptik dhe vendimi i LDK-së do të jetë mëse i vështirë gjatë votimit ku edhe, Ramush Hajradinaj i ka kërkuar haptazi, Albin Kurtit që të ketë kujdes deri në vendosjen e reciprocitetit rigoroz  me palën, Serbe! Po kështu,  u shpreh ditë më parë i prerë dhe qartë edhe  ky i fundit , « reciproritet », e më pas heqjen  e taksës. Aleati i përjetshëm i shqiptarëve, SHBA, me anë të Richard Grenell si i dërguari i posaçëm i Presidentit Donald Trump për bisedimet e paqes, Kosovë-Serbi u shpreh qartë dhe prerë se, taksa duhet të hiqet ndaj mallrave serbo-boshnjake! Gjeopolitika ka lojrat e saj afatgjatë dhe media e publiku janë  të  fundit që  informohen. Por, duket e vështirë se do të kemi barazi në këto bisedime si edhe firmosjen e shumë dëshiruar. Dhe këtu pyetja na lind natyrshëm, nëse kjo taksë që do të hiqet ligjërisht dhe publikisht me vendim Qeverie e Parlamenti, me ose pa kushtin e “reciproritetit”, si do të jetë e mbrojtur më pas Kosova e lënduar aq shumë prej diversionit tradicional, Ruso-Serb?

Ujku qimen e ndëron, por zakonin se harron.

SHBA-BE, me cilat mekanizma do ta kontrollojnë dhe frenojnë më pas, axhendën diversioniste të heshtur ekonomike-diplomatike, Ruso-Serbe për të ndaluar edhe më njohjet e reja si edhe anullimet e tjera, pse jo  edhe me një rikthimin të atyre që edhe e kishin njohur më parë,  Kosovën…?! Rikthimi i tyre më së pari do të kishte një mesazh bindës dhe provues se fajtorëtt u ndëshkuan tashmë dhe se ata sdo të guxonin  më të kryenin diversionin e radhës. Pra, si do të  jenë këto penalitete ndaj tyre dhe a do të duhet të jenë të mirpërcaktuara me ligj mësë pari, si edhe po kështu ato të mbrohen, unë them se jo. Mesa po ndalohet shitja dhe  tregtia  e armëve, Ruso-Serbe, apo edhe e drogës me emigracionit  galopant mbarë-botëror,  aq edhe do të ndalohet ekspansioni i tyre ndaj kombit shqiptar. Kosova nuk u bë anëtare e UNESCO-S,  si edhe e Interpolit,  falë lobingut, Ruso-Serb.

Këto humbje, a meren parasysh nga Perëndimi?

A do jetë pjesë e “Reciprocitetit”, edhe rivotimi dhe rianëtarësimi në këto organizma të rëndësishim, apo edhe këto do të rianashkalohen si gjithmonë në disfavorin tonë,  dhe fitorja më pas do ti mbetet armiqve tanë që po duhet përsëri  ti ritolerojmë pa asnjë shpagim?! Kosova martire dhe shqiptaria duket se do të ri-jenë  humbëset e mëdha të radhës. Rusët dhe Serbët  bashkëpunojnë shumë mes tyre në të gjitha fushat, e kjo u pa qartë edhe në shtator të 2019,  kur Serbia dhe Rusia, realizuan stërvitjen e  përbashkët ushtarake, “Mburoja sllave” me armët më moderne të blera nga kjo e fundit. Gjatë kësaj stërvitje ushtarake, Rusia për herë të parë dërgoi jashtë territorit të saj sistemin raketor S-400 në kufij të NATO-S, por ajo nuk mori asnjë penalitet ndërkombëtar. Madje linja e re ajrore, Prishtinë-Beograd quhet sukses amerikan, por targat, patentat, udhëtarët shqiptarë të Kosovës që poshtërohen e vonohen pa arsye në doganat serbe, madje  edhe ju grisen dokumentat, por kjo përse nuk citohet askund, përse heshtin miqtë tanë?

Sikur ne ti bënim këto marrëzira, heshtje prej tyre a do të kishim, aspak që jo. Baza e Nish-it është një kërcënim pranë kufirit kosovar dhe arrestimet e mjaft forcave elitë në, Mal të Zi e Kosovë për destabilitet e dhunë etnike, nuk ofrojnë aspak garanci paqeje prej tyre. Taksa i ka shkaktuar miliona euro dëme ekonomisë serbe, por ajo ka shtuar mjaft numrin e të punësuarve në bizneset vendase si edhe ka shtuar minimalisht import-eksportet me shqipërinë aq shumë  indiferente ndaj saj.

Madje, si për ironi të fatit kemi edhe një taksë plus në rrugën e Kombit ndaj Kosovës si edhe turizmit të saj patriotik?!

Dogana e Kosovës, raporton se janë  importuar mallra nga vende të ndryshme të botës me një vlerë me më shumë se 4 miliardë euro, ndërsa Ajo ka eksportuar jo më shumë se 340 milionë euro. Kjo  mospërputhje ndërmjet vlerës së eksporteve me atë të importeve, e ka çuar deficitin vjetor tregtar në Kosovë në shifrën e mbi 3 miliardë euro, po aq sa edhe buxheti i saj. Pse mos investohet dhe kreditohet ekonomia për të mos qenë akoma e varuar prej importeve serbe, kur viti po mbyllet dhe leksionet e saj ekonomike përfituese janë sa akutuale aq edhe me perspektivë në ringritjen  e  ekonomisë  aty ku edhe mungon prodhimi vendas dhe papunësia është në rreth, 29.7%. A nuk janë biznesmenët e Kosovës të aftë të rindërtojnë uzina e fabrika të fjalës së fundit, duke frenuar kështu edhe hemoragjinë e largimit të brezit të ri?

Po pse u desh të vihej  kjo taksë, “kur mundet që vetë kosovarët e dënuar nga okupatori serb ndër shekuj me lekët e mërgimtarëve mundet ti abandonojnë dhe ti kalbnin në tregjet e markatat me ndërgjegje mbarë-kombëtare produket, “made in Serbia”! A nuk është therëse kjo, që në tryezat ku këndojnë e tubojnë shqiptarët, aty ku  tundin flamurin kombëtar e nderojnë dëshmorët e Kombit të vrarë nga serbia,  ushqehen më parë me produktet, “made in serbia”?! Ti familjar që dëshmor ke t afërmin tënd, si shkon në ceremoni përkujtimore i ngopur me prodhimet serbe, a stë vjen paksa turp prej vetes?!

Buxheti i Shqipërisë dhe i Kosovës së bashku nuk e kalojnë dot atë të Serbisë, ndërsa Minishengeni, nuk refuzohet nga Rama në takimin me Kurtin për një « Makroshengen mes shqiptarësh » po, refuzohet nga Tirana zyrtare, e më pas  Minishengenin, kemi kryemagjinë e radhës nga Rilindja.

Dhoma Amerikane e Tregtisë u shpreh  qartë se, shqipëria po humbet investitorët nga korrupsioni dhe krimi qeveritar, ndërsa Serbia po terheq investime miliarda euro nga çdo  skaj i botës.  Rilindja, në çdo raport kombëtar e ndërkombëtar është delja e zezë e tyre, por ja që shqiptarët kufizohen edhe prej vijave të kuqe të Perëndimit ndaj investimeve Kineze apo Ruse, por kompesim për humbjen e tyre përse nuk ka dhe  a duhet të ketë normalisht?

Këto Perëndimi nuk po don me i shikuar fare dhe për habi as nuk reagon dhe as disa kushte minimale « reciprociteti »,  Serbisë nuk  ja dërgon nëpër mend e gojë, vetëm shqiptarët duhet të jenë korrektë dhe kokë ulur e të pabarabartë. Po dëmet ndaj shqiptarëve të Kosovës, a do ti rikthejë serbia një ditë, jo, aspak! Ky nënshtrim i gjithanshëm që po kërkohet pa asnjë kusht nga Perëndimi me  insistimin për firmosjen historike, a janë  marrë parasysh më pas  pasojat që do të bien mbi kurrizin e brishtë të shqiptarit që për etalon ka akoma, Besën, Humanizmin dhe mikpritjen… !  Aspak, këto ! Ne po i paguajmë  me çmimin më të shtrenjtë,  « shpopullimim »  si edhe humbje të sovranitetit, pse jo dhe një rivijëzim fatal në Veri të Kosovës që ende nuk është shuar nga Rama-Vuçiç e Thaçi…?!

A nuk është ky objektivi numër Një i armiqve tanë të deklaruar ndër shekuj?

Copëtim, pushtimin  ekonomik si në 1946 dhe një Republikë e Jugosllavisë me Minishengenin e firmosur në Novi-Sad e më pas  në Durrës,  ku shqiptarët  po humbasin akoma kolona të  trungut kombëtar, sovranitetin.  Ky është fatalitet.  Pushtimi ekonomik, hap dyert më pas vetëm mbi diktatin politik.

Plani për copëtimin e Veriut dështoi nga Gjermania, por perëndimi insiston fort në rinisjen e dialogut pa kushte, Prishtinë –Beograd, dhe  për këtë marrëzi  me rivijëzime kufijsh, duke hapur precedent në mbarë botën, askush atyre nuk ju kërkon llogari. Po përse vetëm shqiptarët historikisht në bisedimet diplomatike duhet të kenë një menu të njëanshme dhe të prerë e më pas ato duhen firmosur vetëm në disfavorin e tyre pa asnjë kusht paraprak?

A nuk kemi humbur mjaftueshëm ne shqiptarët në 5-shtete të ndarë nga lojrat e perëndimit, e kush  më shumë sesa ne në Ballkan ka humbur territore dhe njerëz dhe sot duhet të riulemi pa asnjë dëmshpërblim dhe ndëshkim ligjor ndërkombëtar?

Me precedentët e njohur ndërkombëtarë të dëmshpërblimeve post-lufte, si edhe me argumentat e bazuara  në fakte  e prova të pakundërshtueshme ligjore, gjendja do të ishte tanimë shumë më ndryshe në rast se Serbia do të paguante më parë dëmet e okupimit, pasi  çlirimi i Kosovës kremtohet nga NATO-JA si një  ditë e çlirimit të  Saj. A nuk i paguan humbësi dëmet e postluftës, apo edhe ky po mbetet qëllimisht një rast i veçantë për shqiptarët?!

Simfonija postmortum që i ka zënë shqiptarët anembanë botës pas  çlirimit të Kosovës, ku në vend që të rimerrnin revanshin e vonuar, kjo heshtja jonë vrastare ju ka konvenuar vetëm serbisë, por ata pse nuk po heshtin një ditë më sulemet nfdaj nesh, dhe ja ku arritën deri këtu, firmosni në emër të dialogut dhe paqes  këto që duam Ne dhe mos kërkoni shpagim. Diktat diplomatik në këtë menu të radhës për një marrveshje edhe pse humbësa të luftës, atyre nuk ju faturohet e kaluara vrastare, por pas kësaj ata do të amnistohen botërisht dhe do të rikërkojnë të tjera pika të dobëta për sulmet e radhës. Sot me investime strategjike miliardëshe, ata imponojnë edhe Perëndimin ti bashkohet simfonisë së vajit mbi mijra kufoma ende të pagjetura fizikisht në Bosnje e Kosovë.   Grekët dhe Serbët me propagandën e tyre nuk heshtin asnjë ditë edhe pse janë uzurpuesh territoresh dhe fajtorë botërisht ndaj shqiptarëve, ata vazhdojnë betejat  fitimtare imagjinare mediatike-politike sikur asgjë nuk ka ndodhur më parë, pikërisht, sepse ne heshtim dhe një pjesë e klasës politike është pjesë e lojës së tyre të ndyrë.

Pak kemi dëgjuar e po ridëgjojmë, argatët e serbisë, apo agjentët e greqisë, kush po dënohet dhe largohet nga skena politike, ata vetëm sa po riciklohen me kohën. Grekët ndërtojnë varrëza ushtarësh me eshtra shqiptarësh, madje edhe përmendore  të armiqve të shqiptarisë dhe askush nuk bebëzon, akoma ne presim se do të kemi « Besë » nga Ata…

Jo, kurrë…!

Sikur shqiptarët të hapnin ekspozita në çdo përvjetor, të bënin më shumë dokumentarë e  filma artistikë kombëtarë e ndërkombëtare, këngë dhe emisione pa fund mbi krimet dhe mos ndëshkimet e tyre, apo edhe me protestat në ditët historike pranë çdo institucioni ndërkombëtar, a do të ishin këto një apel tundues ndaj ndërgjegjes së klasës politike kombëtare dhe ndërkombëtare kur po ofron ora historike e dialogut dhe e firmosjes së marveshjeve të reja post luftës…! Dhe kur këta të  uleshin në tavolinat diplomatike, a do të firmosin si gjithmonë vetëm në disfavor të kombit shqiptar apo do të tundoheshin disi, unë besoj se po. Janë pikërisht këto që na kanë munguar qëllimisht nga politika.

Heshtja e mirë-okestruar nga kjo klasë politike e të dyja shteteve që, vetëm sa riakuzojnë njëri-tjetrin për argatë të serbisë e greqisë, tregon fare qartë inferioritetin pa revansh parakalimi ndaj tyre.  Protestat mbarë popullore dhe propaganda mediatike reale e kapjes së tematikave historike, si edhe e  problemeve mbi historinë e përgjakur nga Serbia e Greqia, por duke cituar gjithmonë ligjin ndërkombëtar, si edhe me precedentët e shumtë, do të tundonin dhe shkundnin « politikën e lapsit të zi pa gomë të bardhë» që po pret hartat dhe listat e reja diplomatike.

Reciprocitet do të thotë që; Kosova duhet të kërkojë dorëzimin e mbi 1700 të zhdukurve dhe dëmshpërblimet ndaj familiarëve të tyre.  Reciprocitet do të thotë që; përdhunimet e mijra femrave duhet tu kërkohet falje publike dëmshpërblim si edhe ndëshkim autorësh. Reciprocitet do të thotë që; Kosova pasi të ketë garanci nga OKB-ja, USA-BE-JA vetëm pasi të jetë dëmshpërblyer financiarisht nga serbia si pushtuese, atëhere  do të duhej të uleshin e të fillonin bisedimet si të barabartë dhe krenarë për fitoret  e munguara, publike, moralo-ekonomike,  e politiko-diplomatike. Greqia, nuk heziton ti rikërkojë mbi 270-miliardë Euro Gjermanisë për luftën e dytë botërore, madje, edhe të grisi në parlamentin europian flamurin Turk, por pse duhet sot Kosova të heshti dhe të pranojë diktat po nga ish-pushtuesi, por me urdhër tanimë nga çliruesit dhe aleatët e saj?!

Këtu, ajo duhet të ketë tolerancë zero. Kosova, ka mjaft shembuj ku mundet të referohet dhe të mos dorëzohet për herë të parë ndaj fuqive që deri më sot kanë levizur stekën e zezë vetëm mbi bilat e tyre preferenciale! Politikanë, jepjani popullit kësaj radhe në dorë këtë stekë që votën e shenjtë plebishitare me Referendum popullor ta thonë fjalën e tyre të lirë, dhe aty do të mbyllet kjo histori lajmesh ogurzeza që fillon nga statuset e rrjeteve sociale e  që  më pas ofrojnë gjëmën e madhe. Shqiptaria, ka humbur mjaft këto shekuj, lerëni popullin të vendosi sipas modelit më demokratik botëror, referendum mbi fatin e tij dhe të ardhmërisë kombëtare.

Goglat tashmë janë hedhur, të gjithë në këmbë për fitoren e madhe, duke u mbështetur  vetëm mbi ligjin dhe të drejtën ndërkombëtare,  kjo duhet të jetë kryefjala e ditës anembanë shqiptarisë, votë referendum, liri e barazi dhe jo përunjësi.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.