Tiranës “i shpërthejnë ujërat”, qytetarët në frikë nga infeksionet

0
104

Bllokimi i pusetave të ujërave të zeza është një nga shqetësimet kryesore të banorëve në zonën e rrugës së Thesarit.  Ata ankohen për infeksionet që mund të përhapen prej tyre dhe dëmet materiale në pallatin e tyre.

Rruga e Thesarit u riparua vetëm dy javë më parë, por askush nuk u kujdes për pusetat e ujërave të zeza.

Në këto kushte kur Bashkisë i plasin ujrat, qytetarët ankohen për rrezikun e përhapjes së infeksioneve dhe erën e keqe.

“Më këmbë në hale kalojmë.”

“Nuk kemi kryetar bashkie, as administrator.”

Shqetësimi i banorëve nuk mbetet vetëm në rrugën e cila pushtohet nga ujërat e zeza, por edhe sepse këto ujëra derdhen në bodrumin e pallatit.

“Ja si është bërë kjo këtu, e gjitha shkon te garazhet brenda.”

Si me kapak, si pa kapak, pusetat në zonën e rrugës së Thesarit nuk kryejnë procesin e tyre. Uji rrjedh përgjatë të gjithë këtij segmenti.  Përmbytja e vazhdueshme  është vetëm një prej shumë shqetësimeve të banorëve.

Rrugët pa infrastrukturë dhe plerat e përhapura kudo janë të tjera probleme me të cilat hasen çdo ditë banorët./OraNews

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here